Nga Fatos Çoçoli
Në ditën e 15-të, protesta vijoi me kërkesat tashmë të njohura të saj, por edhe me më shumë pankarta, parulla e thirrje, se kush pranon të “shesë Atdheun”, ose ndryshe, të japë tokat më të bukura të tij, në këmbim të investimeve, është tradhtar.
Gjatë protestave të zhvilluara në Tiranë në periudhën 31 maj – 14 qershor 2026, një nga sloganet më të përdorura nga një pjesë e protestuesve, me konotacion të ndjeshëm, sidomos në Diasporë, ka qenë cilësimi: "Shqipëria(apo Atdheu) nuk është në shitje".
E artikuluar në pankarta, thirrje publike dhe deklarata politike, kjo frazë ka synuar të denoncojë atë që protestuesit e konsiderojnë si përdorim të padrejtë të pasurive publike, mungesë transparence në vendimmarrje dhe favorizim të interesave të caktuara private në projekte të rëndësishme zhvillimore.
Çfare rrezikojmë të humbim me këtë shprehje të ngritur në altar?
Megjithatë, pavarësisht ngarkesës emocionale dhe efektit mobilizues që mund të ketë në një protestë, përdorimi i tezës së "shitjes së Atdheut" mbart rreziqe serioze për klimën ekonomike të vendit dhe për mënyrën se si Shqipëria perceptohet nga investitorët e huaj.
Në një demokraci funksionale, qytetarët kanë të drejtë të kundërshtojnë vendime qeveritare, të kërkojnë transparencë dhe të protestojnë kundër projekteve që i konsiderojnë të dëmshme për mjedisin, trashëgiminë kulturore apo interesin publik. Kjo është pjesë e kulturës demokratike.
Por ekziston një dallim i rëndësishëm midis kritikës ndaj mënyrës së menaxhimit të investimeve dhe demonizimit të vetë investimeve të huaja.
Kur çdo investim i huaj etiketohet automatikisht si "shitje e Atdheut", me pseudoargumentin se deri tani këtë kemi bërë, ua “kemi shitur” Atdheun të huajve, krijohet përshtypja se Shqipëria është një vend armiqësor ndaj kapitalit të huaj. Një mesazh i tillë mund të ketë pasoja që shkojnë përtej debatit të momentit politik.
Investimet e huaja si nevojë jetësore dhe strategjike e jona
Shqipëria është një ekonomi në zhvillim, me nevoja të mëdha për kapital, teknologji, njohuri menaxheriale dhe hapje ndaj tregjeve ndërkombëtare. Investimet e huaja direkte kanë luajtur rol të rëndësishëm në zhvillimin e infrastrukturës, zgjerimin e sektorit energjetik, modernizimin e telekomunikacionit, rritjen e industrisë turistike, krijimin e vendeve të reja të punës dhe transferimin e praktikave bashkëkohore të menaxhimit.
Në mungesë të kursimeve të mjaftueshme të brendshme, investimet e huaja mbeten një burim i rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e procesit të integrimit evropian.
Historia ekonomike tregon se retorika që paraqet investitorin e huaj si "pushtues ekonomik" mund të ushqejë forma të nacionalizmit ekonomik, të cilat prodhojnë pasiguri dhe frenojnë zhvillimin.
Kjo nuk do të thotë se çdo investim duhet pranuar pa kushte. Përkundrazi, qeveria ka detyrimin të mbrojë interesin publik, mjedisin dhe ligjshmërinë. Por paraqitja e çdo marrëveshjeje me investues të huaj në protestë si tradhti kombëtare, dërgon sinjale negative tek investuesit potencialë ndërkombëtarë.
Investitorët, sidomos ata të huaj (këta të vendit janë mësuar me tensionin fals tek ne) kërkojnë stabilitet, parashikueshmëri dhe siguri juridike. Ata analizojnë jo vetëm ligjet, por edhe klimën shoqërore dhe diskursin publik në vendet ku synojnë të investojnë. Sidomos, kur ky vend është në një valë protestash civile të përditshme.
Pseudo-patriotizmi ekonomik, një formë dumbabizmi modern
Debati i shëndetshëm publik duhet të përqendrohet tek pyetjet konkrete për investimet e huaja: A janë respektuar procedurat ligjore? A ka pasur konkurrencë të ndershme? A janë mbrojtur interesat mjedisore? A përfiton komuniteti lokal? dhe A sigurohet një ndarje e drejtë e përfitimeve ekonomike?
Këto janë pyetje legjitime që forcojnë demokracinë dhe përmirësojnë cilësinë e vendimmarrjes. Ndërsa shprehje të përgjithshme si "shitja e Atdheut" priren të zëvendësojnë analizën me emocionin dhe të mbyllin hapësirën për debat racional.
Kësisoj, në këto 15 protesta deri tani, pankartat dhe thirrjet “Shqipëria nuk është në shitje” janë vetëm dhe thjesht pseudo-patriotizëm ekonomik, i shfaqur në formën e një dumbabizmi(Duam Babën!) modern. Ky psedudo-patriotizëm ekonomik rrezikon të kuptohet nga jashtë vendit si refuzim i bashkëpunimit me kapitalin ndërkombëtar.
Shqetësimi i drejtë qytetar për të negociuar marrëveshje të përshtatshme për ne, në rastet e investimeve strategjike të huaja, duhet të përqëndrohet tek kërkesat apo thirrjet për të vendosur standarde të larta të transparencës dhe për të mbrojtur interesat afatgjata të vendit, në kontratat e reja me të huajtë, dhe jo tek parullat për mos-shitjen e vendit!
Një vend që respekton ligjin dhe mbron pasuritë e tij natyrore mund të jetë njëkohësisht mikpritës ndaj investimeve serioze dhe i vendosur kundër abuzimeve.
Në këtë kuptim, zgjedhja nuk është mes "shitjes së Atdheut" dhe izolimit ekonomik. Sfida e vërtetë është ndërtimi i një modeli zhvillimi ku investimet e huaja të shërbejnë si motor i rritjes, pa cenuar mjedisin, transparencën dhe sovranitetin institucional të vendit.
Sfida e mbarë shoqërinë sonë nuk është të zgjedhë mes investimeve dhe interesit kombëtar. Sfida është të sigurojë që investimet të jenë transparente, të ligjshme dhe në shërbim të zhvillimit të vendit. Vetëm kështu mund të ndërtohet një ekonomi e hapur, konkurruese dhe e besueshme, ku kritika demokratike bashkëjeton me mbështetjen për investimet, të cilat krijojnë mirëqenie dhe vende të reja pune për qytetarët.
Ekonomikisht na ka varferur rama. Te tjerat kane pak rendesi ose aspak
Të lumtë !
Ka hap thesin zeni.i palloi kurvat me drogen.
... keshtu ka qene e keshtu do jete....! 74 jam! Te dhjefsha jeten qe bera e po beje! Ndjehem I pafate! Bota, njerzit dhe budallenjte jane me shume se sa kam menduar!
Shqiptaret dhe kosovaret jane ata qe po e mbajne ekonomine e vendit qe shojne e vijne disa here ne vit dhe qe dregojne para per te afermit!Cdo idjot e di kete!Rama i quan turiste!
Keta zagar rrugesh jane vegla qorre te vetshpallur grek Fredi Bejleri te Kurtovitçi te Serbis Abdylqerim Mehmetovic te Serbis . Duke gjetur strehe ne Tirane . A ka faje Rama poooooo. Ku eshte sherbimi informative shqiptar. Protesta sensibilizon opinion dhe kaq . Protesta ka nje vende te caktuar nje ore te caktuar , çfare do flitet ne proteste. , parrulla qe do hidhen . Nuk ka protest ecim rruges dhe shqehtesojme njerzit , ku eshte policia ?. E drejta jote te protestosh por eshte e drejtat ime te levize lire , ndaj shteti duhet te rrespektoje ligjet. Mblidhen 100 rrugaçe dhe bllokojne rruge kafene boulevard joooooo shteti duhet te tregoje vendin rrugaçeve te tipit Lubonja me shoke
E verteta eshte se Rama po i jep llokmat e Shqiperise te huajve jo per interesin e Shqiperise por per interesin e tij personal ekonomik e politik, te tjerat jane propogande si kjo e ketij tipit qe ka shkruar kete artikuyll qe do ishte dakort te shitej Shqiperia mjafton te rrinte Rama e PS ne pushtet dhe ky te jete nga nga perfituesit nga ky pushtet.
Te behen investimet por te jene transparente, dhe jo te merret vendimi pa pasur Projekt akoma!! Pse thone njerezit u eshte vjedhur Prona?? Sqaroje dhe ti gazetar qe ben hartime sesa te mira jane investimet. Beni Transparence gjithe procesin! Po keta qe jane ne Trafik Droge dhe jane pronare Toke nuk i djeg fare ketij K..it. Apo vari leshte e kane vjedhur se kane vjedhur toka ka letra tani??? Po si ka mundesi gjithe aparati shteteror eshte hedhur ne sulm te mbroje kete vendim? Harxhojeni kete energji te beni procesin transparent!!! Se e keni dhene Shqiperine ne Koncesion.
Emigrantēt duan tē mos preket asgjē, pasi diaspora sipas tyre votoj me 11 maj dhe ka tē drejtē tē acarohet me zhvillimin nē vēnd. Ata duan qē historia t'ju jap tē drejt pēr largimin e tyre dhe se duke pastruar tualetet nē Gjetmani, Itali, Angli dhe Greqi, do arrijn me ekonomit e tyre ta ndērtojn Zvernecin dhe me bukur.