Pse kjo protestë duhet lexuar si një  “revoltë e të mënjanuarve”?

14 Qershor 2026, 18:15Blog Nga Hermes Kafexhiu

Jemi përballë 14 ditëve, të cilat kanë hedhur në publik lloj e lloj tezash, diskutimesh, shumë analiza të këtij lloji, të cilat në raport me historinë meritojnë kohë të dalësh në përfundim se nga erdhi apo kush e organizoi këtë protestë.

Megjithëse unë hyj tek ata që mendoj se protesta nuk është një organizim i mirëfilltë interesash, palësh e shumë si këto.

Unë kam qenë 14 ditë në protestë. E kam njohur nga afër gjithë organizimin e saj. Ajo që bie në sy është se lëvizja protestuese e quajtur si Revolucioni i Flamingove është pa një udhëheqës të identifikuar, edhe kjo po e bën atë në një farë mënyre të suksesshme.

Lëvizja ka një organizim tërësisht horizontal. Janë grupe të ndryshme që në një formë apo në një tjetër kanë gjetur lidhjen e disa kauzave të përbashkëta. Nga ana tjetër është një protestë e cila ka informacion të dominuar nga rrjetet sociale, çka e bën të kuptojmë se aty ka një brez tërësisht të ri që nuk ka asnjë lidhje me median tradicionale.

Kjo që sapo thashë nuk lë aspak shkak të kuptohet si një formë se rrjetet sociale janë dezinformuese, përkundrazi, kjo ka të bëjë me modelet që ata ndjekin dhe me faktin se që nga ky fakt tregohet se ata janë të rinj dhe protesta në tërësi ka një qasje të re.

Nga ana tjetër protesta duhet pranuar ka një masë shumë të madhe të mënjanuarish, është një revoltë e madhe të mënjanuarish.

Ajo që bie në sy është që ka shumë aktivistë që janë angazhuar me të majtën në Shqipëri, që nga Partia Socialiste, që nga organizatat me karakter të majtë në Shqipëri, që nga ata që kanë punuar në administratë, që nga ata që kanë shpresuar në mirëqeverisjen e Edi Ramës, e përtej këtyre ka dhe disa të mënjanuar të tjerë që janë dhe boshti kryesor i protestës, nëse do duan ta lexojnë si duhet, janë pikërisht ata që janë përjashtuar nga krimi, nga të fortët si model suksesi që kanë dominuar prej më shumë se 35 vitesh shoqërinë.

Ata punojnë në privat, punojnë në kompani, janë ata që kanë ndrydhur ndjenjën e fortë për dëshirën e madhe për kontribut politik, por që i kanë injoruar.

Janë ata që kanë refuzuar në masë katapultimin e pushtetit, prishjen e radhëve, janë ata që kanë dhënë ide dhe nuk ia ka marrë askush parasysh. Janë ata që kanë kritikuar dhe janë mënjanuar.

Ky është konglomerati kryesor i kësaj proteste. Këta janë ata që e bëjnë të qëndrueshme këtë protestë dhe duhen marrë seriozisht.

Janë ata që janë mënjanuar, janë ata që janë nënvlerësuar, janë ata që kanë besuar dhe janë zhgënjyer.

Ndaj kjo është një revoltë e madhe e të mënjanuarve të shoqërisë.

4 Komente

  1. F
    Fshatari

    Jo te menajnuarit e shoqerise por te menjanuarit e politkes. Jane elita qe nuk ka gjetur mbeshtetje nga te huajt deri tani dhe duke shfrytezuar konlfiktet mes te huajve, perpiqen te perfitojne perkrahjen/mbeshtejten e tyre me kete protete. E thene troc eshte grupi qe SHBA-BE kurre nuk e perkrahu. Tani me grindjen SHBA - BE ata kerkojne te fitojne mbeshtetjen e BEse kunder SHBA ( Ceshtja Ivanka) . Dhe BE po e mbeshtet ne heshtje kete proteste. Media e BE po ben kete pune ne heshtje. Ne kete trazire pastaj ka edhe sahanlepires te tjere te Serbise ( ceshtja e veriut te Kosoves) , Greqise ( ceshtja e Vorio Epirit) , Iranit ( MEK ne Shqiperi) e deri Kines e Rusise ( me Ukrahinen e Iranin). ASNJE e perseris ASNJE ne kete katrahure qe quhet proteste nuk ka hallin e Shqiptareve apo Shqiperise.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Katunari

      Po ti qenke i pa informuar më e pakta, ose e bën qëllimisht këtw artikull më e shumta dhe qenke njeri i lig! Cili është i mënjanuar Lubonja, Artan Hoxha, Armand Shkullaku, Sazan Guri, Alfred Çako, …. apo po qe se nuk punon në Shtet je i mënjanuar? Kë ke parasysh gjithë ish spiunët e sigurimit dhe pjedhat e tyre? Arben Malaj është i mënjanuar au qe ka qe në 2013 qe përpiqet tu vër shkopinj PS dhe Kryeministtit të saj? Aj përfaqeson një fundërinë qe vodhi sa seshi në kohën e Nanos, pyeteni me çfare rron, kush e financon? Apo Eleni Kocaqi një deficente? Më kujtihen vetëm këta të gjithë përgjysëm nga intelekti , o më fal se harrova kandidatin për prwsident qe vetë z. Berisha tha qe ishte i skeduar si agjent i Sigurumit të Shtetit. Pastaj keni Sazanin mjedisorin zorraxhi. Boll për sot vazhdojmë ditë tjeter se aty është orotesta do tl vazhdoj po vini në krye te mënjanuarin Armand Shkullakun haha.!

      Përgjigjjuni
      1. E
        Eh, ç'na gjeti! Opo lere..

        Edhe, o Kafexhi? Keshtu, pa kokë, me nje bosht të menjanuarish, ku shkon kjo protesta? Nuk e mora vesh, ku është suksesi këtu? Sepse ne rastin me të mire, keta nuk marrin me shumë se dy deputete ne zgjedhje. Nuk e kuptoj, keshtu me teorine e Hekuran Isait "terhiq e mos e keput", ku shkojnë keta? Se nje dite do keputet litari. Apo e lidhim me brekët e Nadires?

        Përgjigjjuni
        1. E
          Ec Aty

          Ata flamurët e huaj ç'duan aty? Po bëni Revolucion apo Eurovizion?

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje