Amnistia Penale, kush përfiton: Fokusi te gratë dhe të miturit, ja kush përjashtohet

14 Qershor 2026, 19:28Kronika TEMA

Amnistia Penale, kush përfiton: Fokusi te gratë dhe të miturit,

Ministria e Drejtësisë e ka vlerësuar Amnistinë Penale si një projekt prioritar dhe të mirëmenduar, i cili synon t’u ofrojë një shans të dytë shumë shtetasve të burgosur.

I ftuar në emisionin “NewsRoom” në ABC News, zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, bëri me dije se drafti i hartuar pas diskutimeve të gjata do të fokusohet veçanërisht te gratë me deri në katër vite dënim të mbetur dhe te të miturit.

Megjithatë, Dobi theksoi se kriteret e përzgjedhjes janë mjaft strikte, duke përjashtuar kategorikisht të dënuarit për krime të rënda, personat e arrestuar nga SPAK-u dhe ata që i janë shmangur drejtësisë. Paralelisht me këtë proces, po shihet mundësia edhe për ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

“Është një prioritet i Ministrisë së Drejtësisë. Po shikojmë edhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale. Amnistia është një pjesë e një projekti të shumë mirë menduar. Dhënia e Amnistisë, Shans i dytë për shumë shtetas të burgosur. Drafti i Amnistisë ka dashur shumë kohë, për t’u hartuar.

Kemi pasur edhe shumë diskutime interesante në komisionet përkatësime. Dua të vë në dukje, që ka një pozitivitet për amnistinë. Fakti që kjo është një amnisti penale, por jo e përgjithshme, me fokus te gratë, të cilat kanë deri në 4 vjet të mbetura dhe te të miturit.

Për të gjithë ata burgosur që kanë kryer krime të rënda, vrasja, ose dhuna seksuale ndaj fëmijëve, që kanë një rrezikshmëri të lartë shoqërore, ose të arrestuare nga SPAK nuk janë përfitues. Ata persona që i janë shmangur drejtësisë, nuk mund të jenë përfitues të amnistisë. Kriteret janë shumë strikte”, tha Dobi.

Lini një Përgjigje