Festival golash në Houston, Gjermania i shënon 7 herë debutuesve të Kurasaos dhe e nis Botërorin me tre pikë

14 Qershor 2026, 21:10Sport TEMA
Festival golash në Houston, Gjermania i shënon 7 herë debutuesve

Gjermania e ka nisur me një fitore dominuese Botërorin 2026, duke mundur me rezultatin tenistik 7-1 debutuesit e Kurasaos.

Takimi i luajtur në Houston nisi mjaft mirë për të besuarit e Nagelsmann, të cilët kaluan në avantazh që në minutën e 6’ me Nmechan.

“Panzerat” u shtangën për disa minuta, pasi Comenencia riktheu baraspeshën në të 21’.

Gjithsesi, “Panzerat” nuk u demoralizuan, pasi Schlotterbeck riktheu sërish avantazhin me anë të një gjuajtje me kokë, ndërsa në fundin e pjesës së parë, Havertz shënoi me anë të një 11-metërshi.

Pjesa e dytë nisi ashtu siç mbaroi e para, pasi në të 47’ Musiala gjeti rrjetën.

Gjithçka u kthye në favorin e “Panzerave”, pasi në harkun kohor të 20 minutave (68’-78’-88’) shënuan me Brown, Undav dhe Havertz sërish.

Me këtë fitore, Gjermania merr vendin e parë në Grupin E me tre pikë, ndërsa Kurasao mund të gëzohet pasi në ndeshjen debutuese, arriti t’i shënonte një gol 4-herë kampionëve të Botës, pavarësisht rezultatit.

 

1 Komente

  1. A
    Agresivitet luftarak

    Imagjinoni po tē kishim paguar Polonin dhe Suedin tē na kishin shitur ndeshjen, do ishim turpēruar nē Botēror nga njē Silvinjo qē dhe me Andorēn i gēzohej barazimit.Ka ecur botērori, sot Brazili (mbret i futbollit tē Peles, Ronaldos dhe Ronaldinos) e ka tē vēshtir dhe ndaj endacakēve maroken panvardidht Naymar.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje