Nuk prodhoi fitues dueli mes Brazilit dhe Marokut. Sfida e grupit C në Kupën e Botës, u mbyll në barazim 1-1.
Ishte një ndeshje me dy tablo, ku pjesa e parë foli më shumë për marokenët, ndërsa e dyta për brazilianët.
Maroku e nisi ndeshjen agresiv dhe gjeti avantazhin në minutën e 21-të me Saibari. Sulmuesi shënoi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistit të Brahim Diaz.
Pas këtij goli, Brazili reagoi dhe gjeti barazimin me Vinicius në minutën e 32-të.
Përveç golave, të dy ekipet kishin disa raste për shënim, por nuk ia dolën dot. Maroku rrezikoi në pjesën e parë, ndërsa Brazili në fraksionin e dytë tentoi me çdo kusht përmbysjen.
Lini një Përgjigje