Shtetet e Bashkuara të Amerikës e nisën siç duhet turneun e madh që mbahet në stadiumet e tyre, si edhe në Meksikë e Kanada, por numri një i shtetit nuk ishte i pranishëm në stadium.
Ekipi kombëtar mundi 4-1 Paraguajin në Los Anxhelos, ndërsa presidenti Donald Trump mungoi, por gjithsesi gjeti një mënyrë për të qenë pranë skuadrës.
Televizionet dhe mediat në përgjithësi publikuan mesazhin video që kreu i Shtëpisë së Bardhë u dërgoi lojtarëve dhe stafit teknik.
Sipas fjalëve të presidentit, Shtetet e Bashkuara kanë një skuadër shumë të mirë, me lojtarë shumë të zotë, dhe ai beson se ata mund të shkojnë deri në fund të këtij Botërori.
Pra, sipas Trumpit, Amerika mund të shpallet kampione e botës dhe ai u kërkon të besuarve të trajnerit Poçetino të kenë besim në forcat e tyre.
Nga ana e tij, numri një i shtetit uroi fat në Kupën e Botës.
Ekziston mundësia që Trump të jetë i pranishëm në ndonjë ndeshje tjetër të kombëtares vendase, ndoshta më 19 qershor në Siatëll, në duelin ndaj Australisë, ose më 26 qershor, kur Shtetet e Bashkuara do të luajnë ndeshjen më të fortë të Grupit D, atë kundër Turqisë, sërish në stadiumin “Los Angeles Stadium” në Ingëllvud të Kalifornisë.
Shpresojme që ky idioti, mos kerkoje te luaje ne finalen e kupes se Botes.
Ik ere budalla dreqi ! Ti edhe kampionat për hedhjen e shurrës të bëhet , don të dalësh kampion megjithëse s'të ngrifet loqja . Ama, për budallallëkun , mban vëndin e parë ndër të gjithë presidentët e SHBA. Loqe !