Botërori 2026 ka nisur me spektakël në ndeshjen hapëse, që u dhurua vetëm nga Meksika.
Në “Azteca”, organizatorët arritën të triumfonin me rezultatin 2-0, duke e nisur me tre pikë këtë Kupë Bote.
Takimi hapës u zhbllokua që në minutën e 9-të nga Quinones, duke sjellë festë në të gjithë popullin meksikan.
“Bafana Bafana” nuk reagoi dot siç duhet, ndërsa në minutën e 50-të ngelën me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq të Sithole.
“Aztekët” përfituan në maksimum nga avantazhi i lojtarëve dhe në minutën e 67’, Raul Jimenez mbylli llogaritë duke shënuar një gol me kokë.
Ndërkohë, çdo gjë u katranos për Afrikën e Jugut në minutën e 84’, pas daljes me karton tjetër të kuq, kësaj radhe për Zwane.
Gjithsesi, edhe “Aztekët” ngelën me 10 lojtarë, pas një kartoni të kuq të marrë nga Montes në minutën e 92’.
Kështu, Meksika merr tre pikët e para në Grupin A, ndërsa vëmendja tashmë do të kalojë në takimin tjetër të këti grupi, atij mes Koresë së Jugut dhe Republikës Çeke në orën 04:00.
Lini një Përgjigje