Pjesa e parë e ndeshjes hapëse e Botërorit 2026 që po luhet në stadiumin ‘Azteca’ ka përfunduar 1-0 për Meksikën organizatore ndaj Afrikës së Jugut.
Julian Quinones hapi serinë e golave, duke shënuar për Meksikën kundër Afrikës së Jugut në minutën e 9-të. Ky gol e bëri Quinones-in lojtarin e parë nga një vend i CONCACAF që shënon golin e parë në një turne të Kupës së Botës, një rekord historik për rajonin.
Goli i tij jo vetëm që vendosi avantazhin e parë në takimin hapës, por gjithashtu shënoi një moment të rëndësishëm për futbollin e Amerikës së Veriut dhe Karaibeve në skenën botërore.
Meksika vjen pas një rekordi shumë pozitiv ndeshjesh kohët e fundit, ndërsa Afrika e Jugut kthehet në skenën globale pas mungesës në tre botërorët e fundit.
Meksika dhe Afrika e Jugut bëjnë pjesë në grupin A të Botërorit ku janë edhe Republika Çeke e Korea e Jugut. Këto dy skuadra do të përballen po sonte me orën lokalë të Meksikës, ndërsa me orën shqiptare është me datë 12 në orën 04:00 të mëngjesit.
Lini një Përgjigje