Marrëveshje në parim mes SHBA-së dhe Iranit? Axios: Vendimi final në duart e Khameneit! Teherani dyshon te qëllimet e Trumpit

11 Qershor 2026, 22:30Bota TEMA
Marrëveshje në parim mes SHBA-së dhe Iranit? Axios: Vendimi final

Sipas raportimeve të Axios, zyrtarët iranianë kanë njoftuar disa vende se bisedimet e Teheranit kanë çuar në një marrëveshje në parim, por se Udhëheqësi Suprem Mojtaba Khamenei ende nuk ka dhënë miratimin përfundimtar.

Burimet e Axios tregojnë se sulmet amerikane gjatë natës kanë rritur dyshimet e Teheranit mbi qëllimet reale të Presidentit Donald Trump, duke komplikuar procesin e ratifikimit të marrëveshjes.

Raporti thekson se, megjithëse marrëveshja është arritur në nivel bazik mes palëve, çdo vendim përfundimtar mbetet në duart e udhëheqësit suprem iranian.

 

Lini një Përgjigje