Ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala, tha se pavarësisht asaj që i kanë dhënë futbollit, ky patjetër është Botërori i fundit për dy yjet më të mëdhenj të dekadave të fundit, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
“Unë mendoj që do të jetë i fundit për Messi-n. Kurse Ronaldo, në qoftë se nuk heq dorë, atë atëherë do të përdorin policinë ta heqin nga fusha, sepse përndryshe... Ai jeton nga fiziku, i ka bërë golat, ose ka qenë i suksesshëm nga fiziku dikur. Kurse tani në moshë 40 vjeçare është e pamundur”, tha Lala në “Jashtë fushe” nga Dea Kozma, në A2 CNN.
“Edhe në këtë kampionat mendoj që ai do jetë problematik për Portugalinë, ndryshe nga Messi që do t’i japë prapë Argjentinës gjithçka që ai ka. Dhe ai ka më shumë për të dhënë sesa Ronaldo, me gjithë respektin dhe për Ronaldon, por mendoj që është shumë më egoist Ronaldo sesa Messi”.
Sipas Lalës, me largimin e tyre, mbyllet një epokë e artë e futbollit. “Gjithë kjo gjeneratë që ka parë futbollin me Ronaldon dhe me Messin, për ata duhet të jetë më e vështirë. Kurse ne kemi parë dhe lojtarë të tjerë, Maradonën ose kanë qenë dhe shumë lojtarë yje të tjerë”, tha Lala.
“Meesi është lojtari më i mirë i gjithë korave. Edhe Ronaldo, që ka bërë një performancë mbi 20 vite... Ata sikur kanë rritur njëri-tjetrin, por çdo fillim ka dhe një fund. Messi mund të luajë dy tre vite ende në Amerikë, po bën jashtëzakonisht shumë mirë. Kurse Ronaldo, po të isha unë në vendin e tij, do e kisha lënë edhe më herët”.
Ore Lala,me gjithe respektin,c'jane keto opinione me "tifozllek".Duke qene se ti e ke fizikun si te Mesit na del se ai eshte me i miri i te gjitha koherave ,ndersa Ronaldo qe ka fizik shume te ndryshem nga Mesi(qe do te thote edhe nga ty) do ta largojne me polic!Po pse analize profesionisti eshte kjo?Per Portugaline ai eshte simbol qe i inspiron dhe i con perpara do apo nuk do ti, dhe pa asnje dyshim hyn tek me te medhenjte e futbollit bashke me Mesin!