Këtë fundjavë në Durrës do të zhvillohet edicioni ndërkombëtar i notit “Teuta Cup 2026” në pishinën olimpike “Taq Dafa”. Një turne i rëndësishëm që do të mbledhë sportistë nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europa.
Mbi 500 notarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Turqia, Sllovenia dhe Italia do të garojnë gjatë dy ditëve të aktivitetit. Konkurrenca pritet të jetë e fortë, pasi në pishinë do të zbresin disa nga notarët më të mirë të rajonit dhe më gjerë.
Ky aktivitet do të sjellë së bashku talentin, pasionin dhe frymën sportive në një atmosferë festive dhe ndërkombëtare.
Turneu i notit “Teuta Cup 2026” do të nisë të shtunën, më 13 qershor, në orën 09:00 dhe do të vijojë deri të dielën pasdite, kur do të shpallen edhe fituesit.
Në një postim në faqen e saj zyrtare, Klubi Shumësportësh Teuta fton notarët e rinj të bëhen pjesë e këtij edicioni ndërkombëtar të notit.
Lini një Përgjigje