Norvegjia rikthehet në finalet e një Botërori për herë të parë që prej 1998-ës së largët dhe duket se nuk i ka lënë asgjë rastësisë.
Delegacioni është përgatitur në mënyrë optimale për ndeshjet në SHBA, skuadra skandinave ka marrë një sasi mbresëlënëse ushqimi. Bëhet fjalë për 300 kilogramë peshk, 116 kilogramë djathë tradicional norvegjez dhe mbi 6,000 portokalle. Kjo sasi është dorëzuar në kampin stërvitor në Greensboro, Karolina e Veriut.
Pas kësaj pune logjistike qëndron Aron Espeland, i cili ka qenë shefi i ekipit për 35 vjet. Ai planifikoi menutë për ekipin së bashku me tre nga shefat më të njohur të Norvegjisë. Espeland është i bindur: “Lojtarët patjetër do t’i hanë të 300 kilogramët e peshkut”.
Klima e freskët e Norvegjisë është shumë e ndryshme nga ajo e Karolinës së Veriut, por gatimet tradicionale duket se do të shërbejnë për lojtarët që të ndihen si në shtëpi. Norvegjia do të ndeshet me Francën, Senegalin dhe Irakun.
Do t'a ruaj këtë koment! Unë mendoj se Norvegjia do jetë finaliste e këtij kampionati botëror 2026. Por, po ashtu, them se ajo do të jetë fituesja e kupës së Botës 2026. Ku e mbështes këtë? E mbështes në treguesit e saj në grupin eliminator; të katandisësh Italinë të duket një skuadër fshati (edhe pse Italia mund të ketë qënë dobët këtë vit) kjo tregon se ata janë shumë lartë në pregatitjet që kanë bërë.... Para Norvegjia! Jepi fund dominimit tradicional të emrave të mëdhenj! Ky deklarim është bërë sot në datën 11 Qershor 2026!