"Neomalësorja" del deputete e pavarur, këshilltari socialist i bën thirrje të dorëzojë mandatin e PS

14 Qershor 2026, 21:31Politika TEMA

"Neomalësorja" del deputete e pavarur, këshilltari socialist

Anëtari socialist i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Alfred Muharremi, ka reaguar pas njoftimit të deputetes së Partisë Socialiste për Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, se do të vijojë mandatin si deputete e pavarur.

Në një postim në rrjetet sociale, Muharremi shprehet se e vlerëson vendimin e saj, por thekson se është e vështirë të injorohet fakti se kauzat që ajo përmend sot kanë qenë prezente edhe më herët, gjatë kohës që ishte pjesë e Partisë Socialiste.

Ai shkruan se nëse një deputet nuk përfaqëson më forcën politike me të cilën është zgjedhur, atëherë duhet të dorëzojë mandatin, duke theksuar se mandati nuk është pronë personale, por besim i dhënë nga votuesit dhe partia.

E vlerësoj vendimin e znj. Koçeku për t’iu bashkuar një kauze që sot ka zgjedhur ta quajë edhe të sajën.

Megjithatë, është e vështirë të mos vëresh se të gjitha ato kauza që sot i zbulon me pasion kanë qenë aty edhe dje, edhe pardje, madje edhe ditën kur ajo pranoi të bëhej pjesë e Partia Socialiste e Shqipërisë si deputete e sigurt në një nga zonat më të vështira politike të PS.

Kur kauzat kërkonin betejë parlamentare, ajo kishte e ka mandat, zë, karton dhe mikrofon.

Sot, pasi ka shijuar privilegjet e përfaqësimit, zgjedh të largohet duke u sjellë sikur sapo ka zbuluar realitetin.

Nëse beson se nuk përfaqëson më Partinë Socialiste, atëherë akti politik nuk mbaron te dorëzimi i teserës (që nuk e di nëse e ka) por tek dorëzimin e mandatit.

Mandati nuk është valixhe personale që merret me vete sa herë ndryshon destinacioni apo mendimet e adoleshencës politike.

Ai është besim i dhënë nga një komunitet, nga një ekip dhe nga një forcë politike si Shkodra ku socialistët aty kanë bërë beteja që ajo të jetë në Kuvend.

Ndaj e dashur Marian, suksese paç, por dorëzo mandatin!

Të tjerat pastaj, do të fluturojnë si flamingot.

Disa drejt horizontit, disa drejt kamerave.

Koha do të tregojë se ku do të ulen.

#VetëmPërpara me PS për Shqipërin Europiane

13 Komente

  1. p
    poshte komunizmi

    ler mandatin dhe kthehu andej nga ke ardhur

    Përgjigjjuni
    1. L
      Larg nga organizata kriminale PS

      Kauzat qe ajo parashtron sot, dje ishin tabu. Sot me mbeshtetjen e protestuesve ka vrare friken dhe bravo i qofte. Asnjehere nuk eshte vone te gjesh rrugen e duhur.

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lubi Malltezi

        I duhet rroga e majme e deputetit kesaj se nuk i plas fare as per vlerat e as per idealet. Ndershmeria eshte nje nder vlerat me te larta qe mund te kete nje njeri por kjo se cau bythen fare dhe shkoi e i vodhi mandatin e PS. Le te kandidoje si e pavarur e te shohim fiton apo jo.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sass

          Urgjent partia socialiste duhet te jete e bashkur per te miren e shqiperis,kjo fshatarja e dugagjinit te dorzoj mandatin e deputetit pastaj le te vej ku te doj,por per intelektin qe ka ti bashkangjitet kopes dhive ne dugagjin dhe nga atje ta shpetojne shqiperin kjo kare femer me nje goje te madhe dhe sy te frikshem

          Përgjigjjuni
          1. P
            PS duhet njēzēri

            Deputetja e Shkodres e ka trurin e fikur.Qē prej 10 muajve e mer rrogēn kot.Sot shkodra ngrihet kundra Ramēs sepse deputetja nuk zbērthen nyjet e qytetarēve nē rutinēn e tyre tē përditëshme.Pērse u tērhoq nga PS-ja, pēr ligjet qē nuk i pērshtaten, për mosvotimin pēr heqjen e imunitetit Balluku, apo ja ka nxir jetēn Balla.

            Përgjigjjuni
            1. M
              Mondi

              Deputeti perfaqeson njerezit qe e kane votuar. Merni shembull dhe dorehiquni

              Përgjigjjuni
              1. K
                KATUNARI

                Sakte, i takon PS, ti heqi mandatin kesaj tutkunes, nuk duhet te jete me deputete.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shkoder

                  Pse, gjithe te tjeret qe Kan bere te njejten gje i dorzuan mandate. Ik mor rrk

                  Përgjigjjuni
                  1. C
                    Contadino Nuovo

                    Saktë! Neomalësorja të majë mandatin, por të punojë për Dukagjinin, Shalën, e Shllakun.

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      Oficeri dulles

                      Ti hiqet mandati nuk eshte e zgjedhur eshte e emeruar nga lista e mbyllur

                      Përgjigjjuni
                    2. f
                      filat

                      Në se ka një fije moral duhet të dorëzoi mandatin në të kundërt grupi duhet tja heqi dhe në atë zonë të bëhen zgjedhje.

                      Përgjigjjuni
                      1. D
                        Dep dep

                        Po ajo është budallaçkë. Ku kupton ajo aq sa ke folur ti.... . Faji është I PS që cakton deputete femra budalle.

                        Përgjigjjuni
                        1. Y
                          Ylli

                          Ed Rama po të zgjidhet lëmshi më duket. Po ku vajte dhe gjete këtë bibën. Heq Petro Koçin nga lista për deputet një socialist 24 kararsh (as nuk e dekorove si kryetar dhe themeluesin e PS të Fierit) dhe vendos anonima dhe biba që nuk dinë të flasin shqip. Jazëk të qoftë Ed Rama.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje