Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin Shqipëri-SHBA në mbrojtje

14 Qershor 2026, 11:50Politika TEMA
Ministri Nufi në Departamentin e Shtetit: Forcojmë bashkëpunimin

Forcimi i bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara në fushën e mbrojtjes ishin në qendër të takimeve që ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, zhvilloi në Uashington me zyrtarë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.

Nufi u takua me zëvendësndihmëssekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Sonata Coulter, si dhe me zëvendësndihmëssekretaren pranë Byrosë së Çështjeve Politiko-Ushtarake, Rachel Schiller.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri bëri të ditur se gjatë bisedimeve u diskutua për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe për mundësitë e reja për zgjerimin e marrëdhënieve dypalëshe në sektorin e mbrojtjes.

“Çojmë përpara bashkëpunimin në Aleancën e NATO-s dhe mundësitë e reja për avancimin e marrëdhënieve tona dypalëshe në fushën e mbrojtjes”, shkroi Nufi.

Takimet në Departamentin Amerikan të Shtetit vijnë në kuadër të vizitës së Nufit në SHBA, ku ai mori pjesë edhe në Konsultimet Dypalëshe të Mbrojtjes të zhvilluara në Pentagon. Gjatë tyre u diskutua për forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.

2 Komente

  1. S
    Shqiperia Etnike

    Edhe me Iranin e Jatollahëve po të kishim lidhur kooperim ushtarak, ushtria shqiptare do të ishte ku e ku më lart, nga nivelet e mizejes absolute që ka arritur me NATOn

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje