Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin Pogradec–Lin, në afërsi të fshatit Pojskë, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Pogradecit për të marrë ndihmën mjekësore.
Burime bëjnë me dije se një nga të plagosurit nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Viktima mësohet se është një grua, identiteti i të cilës nuk bëhet me dije.
Aty parakalimet kamikaze jane ç'do dite!!, Hudenisht, Memlisht, Pojske, edhe saktesish aty ne ate disheze, ku nuk ka fushpamje per nje parakalim, gjithmone kane ndodhur aksidente, praktikisht, e gjithe ajo rruge, eshte e trafikuar mjaftushem, e shte e asfaltuar mire, e te gjithe ecin mbi normat e lejuara, bejne parakalime shume te gabuara, praktikisht, Lin-Pografec, eshte nje rruge me nje rrezikshmeri te larte aksidentesh fatale!! Kush shkakton parakalime te tilla, i droguar, e i pire jashte normave te lejuara e shkakton aksident me vdekje, duhet denuar per vrasje me paramendim, dhe duhet te denohet me dhjetra vjet, pa te drejte ulje, e forma te ndryshme vuajtje denimi per vec asaj ne burgjet e vuajtjes se denimit. Shqiptari, po nuk e pa qe hanxhari i rri mbi koke, nuk beson se do ta pesoje per aksionet qe ben.