Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë nga Amerika Latine, Orest Sota kërkon masë më të lehtë sigurie: Nuk provohet përfshirja ime

14 Qershor 2026, 13:20Kronika TEMA
Trafikimi i 6.7 tonëve kokainë nga Amerika Latine, Orest Sota

Biznesmeni Orest Sota ka kundërshtuar masën e sigurisë “arrest në burg” në seancën që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme për të arrestuarit e megaoperacionit të SPAK kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave.

Përmes mbrojtësit të tij ligjor, Sota i kërkoi gjykatës caktimin e një mase më të lehtë sigurie, duke pretenduar se nuk ka prova që e lidhin me veprimtarinë kriminale që po hetohet nga Prokuroria e Posaçme.

“Caktoni masë më të lehtë sigurie, nuk provohet se është i përfshirë në këtë proces”, argumentoi avokati para trupës gjykuese.

Vetë Sota mbajti një qëndrim të shkurtër para gjykatës, duke deklaruar se ishte dakord me mbrojtjen e paraqitur nga avokati i tij.

1 Komente

  1. D
    Drogagjiu

    6.7 tonë drogë kokainë? Po qenka komplet i papërfshirë nipi nga Risilia.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje