Shërbente si furnizues i heroinës, arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

14 Qershor 2026, 13:50Kronika TEMA
Shërbente si furnizues i heroinës, arrestohet 48-vjeçari

Policia e Kurbinit ka finalizuar operacionin e koduar “Veprimtaria”, i cili kishte në fokus goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i ndërhyrjes, është arrestuar në flagrancë shtetasi me iniciale S. K., 48 vjeç, banues në Kurbin, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike dhe kultivim të bimëve kanabis.

Gjatë kontrollit në banesën e tij në fshatin Fushë-Kuqe, shërbimet e policisë kanë sekuestruar 776 gramë lëndë të dyshuar heroinë, si dhe një peshore elektronike që dyshohet se përdorej për ndarjen e dozave.

Në oborrin e banesës janë konstatuar gjithashtu 144 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat janë asgjësuar, ndërsa një pjesë është sekuestruar si provë materiale.

Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Veprimtaria”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Furnizonte të tjerë dhe shpërndante lëndë narkotike heroinë, si dhe kishte kultivuar në oborrin e banesës së tij 144 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, kapet dhe vihet në pranga 48-vjeçari.

Sekuestrohen 776 gramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë, 1 peshore elektronike dhe bimët narkotike.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe si rezultat i kontrolleve intensive në territor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë finalizuan operacionin policor të koduar “Veprimtaria”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 48 vjeç, banues në Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në fshatin Fushë-Kuqe, u gjetën dhe u sekuestruan 776 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe 1 peshore elektronike.

Gjithashtu, në oborrin e banesës u konstatuan të kultivuara 144 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna, në bashkëpunim me Prokurorinë, për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje