Protestuesit thërrasin prej dy javësh “Berisha në burg”, kryetari i PD: Rama të dëgjojë bulevardin

14 Qershor 2026, 14:50Politika TEMA
Protestuesit thërrasin prej dy javësh “Berisha në

Sali Berisha i injoroi sërish thirrjet e protestuesve që prej 14 ditësh nga bulevardi kërkojnë edhe ndëshkimin e tij, njëjtë si për kryeministrin Edi Rama. Kryetari demokrat tha se e vetmja zgjidhje për të rritur numrin e turistëve në vend është largimi i vetë  Ramës.

Në videomesazhin e tij, Sali Berisha i injoroi sërish thirrjet e protestuesve që prej 14 ditësh nga bulevardi kërkojnë edhe ndëshkimin e tij, njëjtë si për kryeministrin Edi Rama.

Por, Ramës i kërkon që t’i dëgjojë thirrjet në Bulevard, duke reaguar mbi deklaratat se protestat do ketë efekt në numrin e turistëve.

“Armiku numër 1 i turizmit në Shqipëri sot për sot është Edi Rama. Jep dorëheqjen që të vijnë turistët meqenëse ti e shtrove në çështje kryesore” tha Berisha

Berisha këmbëngul se nuk ka forca të huaja që ndërhyjnë në protestë, por shqiptarë që nuk jetojnë këtu, es u detyruan të largohen:

"Po në protestë ka dhe do ketë banorë, qytetarë shqiptarë që nuk banojnë në Shqipëri, që banojnë në Kosovë, Maqedoni, por që banojnë në mbarë Europën dhe botën. Shqipëria është dheu i dashur i tyre dhe ata përjetojnë në dhimbje të madhe dramën e tmerrshme që i krijove këtij vendi duke përzënë nga Shqipëria si me platformën e Vaso Çubrilloviçit dy herë më shumë se sa serbët në Kosovë duke përzënë vetëm në hapësirën e Bashkimit Europian 1 milion e 100 mijë shqiptarë në 10 vite" tha Berisha. 
Vetë kryedemokrati i ka lënë pezull protestat e tij të kilometrit të fundit për rrëzimin e Edi Ramës. Duke shpresuar që të realizojë përmes protestës, atë çka nuk ka mundur ta arrijë vetë prej vitesh, dorëheqjen e Ramës dhe qeverinë teknike, Berisha i ka kërkuar të vetëve që t’i bashkohen manifestimeve të përditshme në bulevard.

Videomesazhi i Sali Berishës

"Të dashur qytetarë dhe qytetare. Dje Tirana njohu protestën më të fuqishme në tërë ekzistencën e saj, mbase 200.000 qytetarë vërshuan në sheshet dhe rrugët e saj në kërkesën për dorëheqjen e Edi Ramës. Por siç ka faktuar historia, diktatorët të verbuar nga pushteti nuk dëgjojnë të tjerët, nuk njohin realitetin dhe së fundi nuk marrin ndonjëherë vendime të drejta.

Ai sot në monologun e tij u rrek përsëri të fajësojë protestën për turizmin, madje solli edhe shembuj të agjencive që protestojnë, e vërteta është se antimitingjet e Ramës por edhe të ndonjë agjencie janë të tëra akte antidemokratike mbasi armiku numër 1 i turizmit në Shqipëri sot për sot është Edi Rama. Jep dorëheqjen që të vijnë turistët meqenëse ti e shtrove në çështje kryesore.

U ndal gjerësisht në mendësinë e tij të vjetër komuniste për fashistët dhe thirrjet fashiste të protestuesve. Edi Rama me këto nuk mund të mashtrosh njeri.

Protestuesit janë në një mision të madh të përmbysjes së diktaturës autokratike që instalove bashkë me klanet e drogës, organizatat kriminale dhe qeveritarët e tu. Ndaj dhe ka vetëm një rrugë, jep dorëheqjen në mënyrë që kjo verë të shtrohet në verën e fitores së demokracisë, fitores së shqiptarëve.
Po në protestë ka dhe do ketë banorë, qytetarë shqiptarë që nuk banojnë në Shqipëri, që banojnë në Kosovë, Maqedoni, por që banojnë në mbarë Europën dhe botën.

Shqipëria është dheu i dashur i tyre dhe ata përjetojnë në dhimbje të madhe dramën e tmerrshme që i krijove këtij vendi duke përzënë nga Shqipëria si me platformën e Vaso Çubrilloviçit dy herë më shumë se sa serbët në Kosovë duke përzënë vetëm në hapësirën e Bashkimit Europian 1 milion e 100 mijë shqiptarë në 10 vite.

Fole se dy gjëra nuk negocion ti, të ardhurat dhe rritjen ekonomike. Po ato të ardhura i përvetëson ti dhe oligarkët e tu kurse shqiptarëve u ngelen thërrime.

Ndaj dhe ajo që mbetet të bësh, akti më i rëndësishëm, jep dorëheqjen sa nuk është vonë. Ky revolucion, kjo protestë, kjo lëvizje nuk ka të ndalur, do realizojë plotësisht misionin e saj.
Është një lëvizje çlirimtare në raport me diktaturën tënde autoritare.

9 Komente

  1. F
    Fajtori.com

    Ky mendon se e ka bërë burgun me të vetën!. Epo13 vjet pa pushtet, për këta burg është o shoku!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sefer Daja

      Ky thote me te veten, qe protestuesit kerkojne edhe per kete ne burg njesoj si me Ramen, po me nje ndryshim: Burg per Sali Komunistin, por Jo per Sali Demokratin, ky I fundit eshte me protestuesit dhe do qe edhe ti udheheqe se bashku me hijenat e tij qe tashme I ka prezent.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koli

        Ky me plote kuptimn e fjales quhet DR Debili.Me 2026 nje Ish Antar i PPSh qysh nga 1975 e kohes se Enver Hoxhes,njeriu qe Te thynte dhembet ne Protesta kundra Qeverise se tij,ky njeri qe Vrau Remzi Hoxhen dhe Kosta Trebicken,Kryeministri Gerdecit me 26 te Vdekur dhe 200 te plagosur,me mbi 200 te Vrare ne Tropojen e tij,duke Zhdukur Kundershtarer e tij si Fisi Haklaj,ky njeri qe me 97 me Hapjen e Depoce u vrane mbi 4000 Shqiptare,me Piramidat e 97,Luften Civile ne Shqipni,Faljen e Detit Greqise,Varrezat Greke duje Zaptu Qindra Ha ne Kelcyre dhe duke e kthy Kelcyren ne Zone Greke,ky Non Grata nga GB fhe deri dje nga Amerika,si ka Surrat ky Mavije te flase per Demokraci?Nje Ish Komunist i Qelbet nga Vicidolli flet akoma per Demokraci ne moshen 83 vjecare?Ik ore Pjelle Serbe - Greke,je Fytyra me e Shkerdhyme ne Token Shqiptare,500,000 Shqiotare iken mbas 97 tende te Qelbet,hapini statistikat,nga 97- 2000 vetem ne Canada iken orej teje mbi 20,000 shqiptare,ne Europe mbi 300,000 etj,hapi she shikoji Vrases cfare i ke bo ketij vendi.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Na ishte

          Rama pret udhēzimet e BE-sē kur tē shpērndaj protestēn dhe pret ultimstumin e SHBA-ve kur tē arrestoj me burg Berishēn.Sot situsta ēdht e ndērlikuar pasi proteston diaspora qē s'ka lidhje me qeverisjen e Ramēs, proteston Kosova UÇK- sē qē vjen pēr her tē parē nē vēndin tonē, apo protestuesit e gjuhēs shqipe nē Maqedoni.Sot problemet pa zgjidhje jan tē shumfishta dhe ngjasojn me ata tē shteteve fqinje.Problemi ēshtē se nē shum shtete protesta bēhet brēnda vēndit tē tyre, ndērsa ne shqetdojm gjith botēn, gjē qē do bēhet e padurueshme.Ja thonim prej 21 vitesh PD-sē dhe PS-sē, por s'kishin kurajon e Jezus Krishtit tē rregullonin problemin.

          Përgjigjjuni
          1. O
            One

            O Berish duhet ta degjosh dhe ti bulevardin, ZBYTHU

            Përgjigjjuni
            1. S
              Skypion

              Padyshim! Rama te degjoje bulevardin! Doktori eshte Doktori, Doktori i spin-doktorve, Ca thote Doktori?!- Mos lejoni qe gjethet e vyshkura apo degazxat e thara, t'ju pengonje te shihni Trungun madheshtor te Lisit! Te gjithe e dime, qe ata qe kelthasin "Rama ne burg, Berisha ne burg" , e kane vetem me BErishen; dmth "Berisha ne burg"'! Pra , RAma eshte kolateral. Poashtu, te gjithe e dime se keta jane neo-markstistet, che-gueevaristet, stalinistet, maoistet e dreqi met bir, te grupimit te Arlind Qorrit. Dhe une u bej thirrje: te mos lodhen me "RAma ne burg , BErisha ne burg", ta thone troc: BErisha ne burg! Askujt nuk i ben pershtypje, askush nuk kompleksohet; se fundja, pse te kompleksohen nga nje tufe neo-komunistesh?! Keshtu pra, kursejeni Ramen e gjore, nuk e mban burgun ai; vetem ideja e burgut e shkallon menderisht. Burgu eshte per burrat; per burrat si Sali BErisha, qe edhe pse kisht emudnesine ta shmangte, ne moshen 80 vjecare beri burg; beri burg se eshte BURRE, o fara e keqe, o gjaku i shprishur, o gjaku dhjere i shqiptarise! Ju jeni edhe burracake, sic eshte fara jua e keqe gjanem, sepse "BErisha ne burg" ne fakt, ne mendjen tuaj te shprishur, eshte "Berisha para toges se pushkatimit"! Ju fara e keqe qe flisni ne emer te popullit! Ne emer te popullit keni burgosur, torturuar e masakrua me mijera e mijera shqiptare pe 50 vite! FAra e keqe!

              Përgjigjjuni
              1. O
                One

                O Berish, ik se na è shpife, 8,5 milnon usd nje viz per USA. A e kupton sa i felliqur je?

                Përgjigjjuni
                1. P
                  Protestuesi

                  Akoma ky lloj jashtëqitje?! Fredi Bejleri i Tropojës. Njerëzit Ramën e duan në burg, por këtë motërqirin e duan të rrjepur bashkë me Shkërdhenin dhe Shkërdhitën

                  Përgjigjjuni
                  1. K
                    Koli

                    O One: 8,5 Million Dollars dime une dhe ti dhe Populli i Zgjuar Shqiptar,po sa eshte ne te Vertete shuma,10,15,apo 20 Million asnje nuk e di.Te pakten Shqiptaret e Zgjuar duhet te pyesin veten:Nqs Spaku merret me Kush Vjedh Mijra Euro ose Disa Million Euro me Tenderat,si nuk merren me 8,5 Millionet e Berishes vetem per nje Vize te Qelbur?Spaku na thuhet se eshte Krijese e Amerikes dhe Europes,si nuk Flet asnjeri ne Shqipni se si jane Transferuar 8,5 Million asnje,kush i mori,si jane Depozituar ne Bankat Amerikane,po FBI si nuk merret fare me kete Problem,eshte nje shume shume e madhe,ku Avulluan?Dhe asnje ne Shqipni nuk flet.

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje