VIDEO/ Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve po kthehen në problem serioz

14 Qershor 2026, 10:10Politika TEMA
VIDEO/ Rama: Protestat po dëmtojnë turizmin, anulimet e rezervimeve po

Kryeministri Edi Rama ka shprehur shqetësimin për ndikimin që protestat po japin në sektorin e turizmit, duke paralajmëruar se anulimet e rezervimeve nga turistët e huaj po kthehen në një problem serioz për ekonominë e vendit.

Në podcastin “Flasim”, Rama tha se ka marrë mesazhe të shumta nga operatorë turistikë, të cilët raportojnë anulime rezervimesh për sezonin veror. Sipas tij, kjo situatë po prek drejtpërdrejt bizneset lokale, ekonominë familjare dhe të ardhurat që vendi përfiton nga turizmi.

Këto shënime dua t’i nis me një reflektim parathënës lidhur me disa simptoma, të cilat më shqetësojnë dhe duhet të shqetësojnë këdo që është i interesuar që gjërat të shkojnë më mirë në Shqipëri, jo të shkojnë më keq.

Dhe besoj që edhe ndër ata që protestojnë, një pjesë duan që gjërat në Shqipëri të shkojnë më mirë dhe janë sinqerisht shqetësuar për si do të shkojë zhvillimi i investimit në Zvërnec. Ndërkohë që një pjesë tjetër, pjesa dominante, nuk është se nuk duan që gjërat të shkojnë më mirë, absolutisht, por, ashtu siç ata duan që të shkojnë gjërat, më e keqja vjen për Shqipërinë.

Dhe këtu kam parasysh ato partitë e vogla, që mbetën të vogla apo që u bënë të vjetra. Këtu kam parasysh, prurjet që vijnë nga territore të tjera, se çfarë lidhje kanë ata me këtë temë, që ka të bëjë me Vlorën dhe që vetëm në Vlorë nuk ka shkaktuar asnjë lloj proteste, sepse Vlora masivisht atje e do zhvillimin, kjo është një pikëpyetje të cilës unë nuk dua t’ia jap përgjigjen, por do ta lë pikëpyetje.

Dhe, duke shkuar në Vlorë, dua të ndalem tek një simptomë shumë problematike, e cila po forcohet dita-ditës: anulimet e rezervimeve për sezonin nga turistët e huaj.

Kam marrë shumë mesazhe, por natyrisht që unë nuk mund të dal dhe ta përdor këtë që të thuhet: “Do të ndalosh protestën se t’u dogj shpirti për hotelet?!”. Por, nga ana tjetër, nuk mund të rri pa thënë që edhe në Vlorë dhe në Durrës ka pasur protesta të operatorëve turistikë, protesta sensibilizuese.

Në Vlorë kanë qenë rreth 95% e atyre që zotërojnë hotele, restorante, bare që i janë bashkuar protestës sensibilizuese, duke kërkuar mirëkuptim që sezoni të mos dëmtohet, sepse është një dëmtim i drejtpërdrejtë për ekonominë familjare të shumë njerëzve të lidhur me turizmin dhe është një dëmtim i drejtpërdrejtë për ekonominë lokale dhe për ekonominë kombëtare në tërësi.
Domethënë, nëse ne do të ndalojmë që në Shqipëri të hyjnë, ato para që do të hyjnë normalisht me një sezon turistik të qetë, atëherë unë nuk e di se në favor të kujt shkon kjo.

Nëse ka një axhendë protesta për të penguar Shqipërinë nga të katërt anët dhe, përmes pengesës, për të krijuar një frustrim dhe pastaj për t’i bërë njerëzit që të thonë: “Hajde se po e heqim këtë qeveri, vetëm që të na lini rehat”, atëherë kjo është një axhendë që është jo e re. Është një axhendë që është përdorur në vende të tjera, është një axhendë që është përdorur dhe këtu nga molotovarët, por që nuk ka për të funksionuar. Dëmi, patjetër që do të jetë i madh, edhe i panevojshëm, sipas meje.

Një tjetër simptomë shumë e neveritshme është bullizmi ndaj njerëzve në Facebook, në Instagram.

Kam parë me shumë keqardhje se si një këngëtar si Ylli Limani, një këngëtar i dashur për një masë njerëzish, – nuk është këngëtari im i preferuar, unë i përkas një brezi tjetër dhe jetoj me të tjera dëshira që lidhen me muzikën, por është një këngëtar shumë i respektuar, shumë i preferuar, që ka bërë një koncert të jashtëzakonshëm në Tiranë, – e kanë “masakruar” me sharje, me presione, me kërcënime për të anuluar koncertin dhe për të mos i dhënë njerëzve kënaqësinë që të kenë një moment të bukur muzike, sepse njerëzit do të fokusohen tek protesta.

Dhe kjo po ndodh me shumë njerëz, edhe me ata që kanë një opinion tjetër thjesht dhe shkruajnë postim dhe marrin të shara dhe marrin kërcënime, të cilat flasin për atë që unë e kam thënë që është ditën e parë në këtë konglomerat, në këtë mozaik, ku ka njerëz nga të gjitha rrugët e jetës, ku ka patjetër njerëz, që kanë vetëm qëllime të mira, ka dhe një komponentë fashiste, një frymë fashiste. Dhe fryma fashiste nuk ka nevojë për uniforma dhe për armë. Fryma fashiste është fryma që thotë: “Shqipëria është e shqiptarëve”, pra, të gjithë të tjerët jashtë nuk janë të mirëseardhur. Siç ishte Gjermania e gjermanëve dhe u bë “delja e zezë” e Europës për vite, vite të tëra pastaj. “Greqia është e grekëve”, thoshin këta hajvanët e Agimit të Artë, që u bënë një problem për Greqinë, e të tjera, e të tjera, e të tjera.

Fryma fashiste është kur ti thua: “Unë dua të flas, unë dua të them atë që mendoj, unë dua të protestoj, unë dua të rri në bulevard”, po unë nuk dua dhe nuk pranoj që të tjerët të kenë një opinion apo një qëndrim tjetër.

Të tjerët duhet të çohen nga kafet, të tjerët nuk duhet të shkojnë në koncert, të tjerët nuk duhet të shkojnë në plazh, të tjerët nuk duhet të punojnë, të tjerët nuk duhet të marrin të mirat materiale nga puna e tyre, sepse duhet të jenë pjesë e kësaj gjëje”. Fryma fashiste është kur nuk do të dish fare dhe, patjetër që, kjo është një komponente shumë e rrezikshme e protestës. Por këto simptoma, lidhen drejtpërdrejt me dy gjëra që janë të panegociueshme për një shoqëri demokratike dhe për shoqërinë shqiptare dhe për vendin, që është nevoja për rritje ekonomike, nevoja për më shumë të ardhura dhe turizmi, është një burim kaq i madh dhe kaq i rëndësishëm dhe këtë vit parashikohet të jetë një sezon më i suksesshmi ndonjëherë, por, nëse kjo situatë do të vazhdojë dhe nëse anulimet do të vazhdojnë, ky nuk do të jetë një sezon i suksesshëm. Ky do jetë një sezon i sabotuar nga vetë ne, nga vetë ne, një gjë e paimagjinueshme, por që faktikisht mund të ndodhi, dhe simptomat janë.

Dhe tjetra: është e patolerueshme që një grup njerëzish, që një forcë njerëzish, që një parti apo një konglomeratë partish, apo që nuk e di, quani si të doni, t’i imponohet pjesës tjetër, duke i thënë që: “O do mendosh kështu si unë, o unë do të sakatoj, do të të bullizoj, do të të kërcënoj”. Kjo është fashiste, është skandaloze dhe kjo duhet ndalur. Dhe kjo ndalet duke mos u tërhequr përpara këtyre lloj presioneve dhe përpara këtyre lloji hajvanëve. Kjo duhet ndalur“, u shpreh Rama në hyrje të podkastit.

17 Komente

  1. k
    k

    Respekto protestat dhe zërin e popullit,jo vetëm servilët dhe oligarkët bashkë me ushujzat e pushtetit dhe gjakut të popullit. Mos u sill si M.Antonieta që i pergjigjej popullit që protestonte per buke,-po nuk keni bukë,hani brioshe dhe biskota.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!!

      Aha , domethene ti Pallosh qenke i shqetesuar per oligarket e turizmit qe nuk do nxjerrin milionat e tyre ?????.....1) Po perse nuk je i shqetesuar dhe per pensionistet qe mezi ngrysin muajin ??......2)Perse nuk je i shqetesuar per te semuret me kancer qe nuk kane ilace ne spital sepse ti dhe qeveria jote i perdorni leket per "Trajtimin hormonal te b*thqirave" ??? 3) Perse nuk je i shqetesuar per cmimet ne dyqane qe jane me te shtrenjta se ne Paris ??? 4) Perse nuk je i shqetesuar per njerezit e thjeshte qe nuk bejne dot pushime as ne Shqiperi sepse shkerdhatat e hoteleve edhe nje shezlong e japin me 50 euro ne dite kurse ne plazhet publike , qe edhe ato jane me pagese hyrje , as qente nuk bejne dot plazh ? 5)Perse nuk je i shqetesuar qe ne shkollat shqiptare mungojne mijera femije sepse emigrimi eshte ne shkalle shume te larte ???........Perse nuk i trajton keto ceshtje ne pordhkastet e tua te neveritshme o Pallosh ???!!!!!!

      Përgjigjjuni
      1. D
        Demiri

        Ky popull do buk qyl sepse e ka ne gen parazitizmin.ta tundi bythen e te punoje e mos zvarritet shesheve per nji kanaçe birre qyl o filozof

        Përgjigjjuni
        1. L
          Liria

          Shoku EdVer e gjeti aktin e sabotazhit te rradhes nga armiqte e PS. Merret me lloqe kavaje ne vend qe te punoje per mosnderprejen e dritave, me ujin e pijshem, me pastrimin e plehrave, me impjantet e pastrimit te ujrave qe derdhen ne det, me trafikun e tmerrshem e kaotik, me shembjen e rrugeve, me korrupsionin e krimin e organizuar etjetj problematika pa fund.

          Përgjigjjuni
        2. D
          Dire Straits !!!!!

          Aha , domethene ti Pallosh qenke i shqetesuar per oligarket e turizmit qe nuk do nxjerrin milionat e tyre ?????.....1) Po perse nuk je i shqetesuar dhe per pensionistet qe mezi ngrysin muajin ??......2)Perse nuk je i shqetesuar per te semuret me kancer qe nuk kane ilace ne spital sepse ti dhe qeveria jote i perdorni leket per "Trajtimin hormonal te b*thqirave" ??? 3) Perse nuk je i shqetesuar per cmimet ne dyqane qe jane me te shtrenjta se ne Paris ??? 4) Perse nuk je i shqetesuar per njerezit e thjeshte qe nuk bejne dot pushime as ne Shqiperi sepse shkerdhatat e hoteleve edhe nje shezlong e japin me 50 euro ne dite kurse ne plazhet publike , qe edhe ato jane me pagese hyrje , as qente nuk bejne dot plazh ? 5)Perse nuk je i shqetesuar qe ne shkollat shqiptare mungojne mijera femije sepse emigrimi eshte ne shkalle shume te larte ???........Perse nuk i trajton keto ceshtje ne pordhkastet e tua te neveritshme o Pallosh ???!!!!!!

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sefer Daja

            Të njëjtat gjëra pak a shum kam shkruar dhe un, po nuk po mi publikon Tema!

            Përgjigjjuni
          2. ?
            ?

            Banorë të zonës së 5 Majit në Tiranë janë larguar me forcë nga banesat e tyre gjatë aksioneve për shembjen e shtëpive në kuadër të projektit të rindërtimit dhe rikualifikimit urban. Në janar dhe shkurt 2022, mediat raportuan për përplasje mes banorëve dhe policisë, me banorë që refuzonin të dilnin nga shtëpitë dhe që më pas u nxorën me forcë për t'i hapur rrugë shembjeve. Më 9 shkurt 2022 u raportua se policia kishte rrethuar zonën "që në orët e para të mëngjesit" dhe më pas banorët u larguan me forcë për t'i hapur rrugë shembjeve. 22 shkurt 2022 mediat raportuan se fadromat dhe forcat e policisë kishin mbërritur "herët në mëngjes" gjë që solli përplasje me banorët. Edhe në Astir (zona e Unazës së Re) ka pasur ndërhyrje të ngjashme me forca të shumta policie gjatë procesit të shembjeve për projektin e zgjerimit të Unazës së Madhe. Në nëntor 2019, IKMT dhe policia nisën shembjen e 33 objekteve dhe zona u rrethua nga policia që në orët e para të mëngjesit. Raportimet flasin për përplasje mes banorëve dhe policisë, përdorim të gazit lotsjellës dhe persona të shoqëruar apo të lënduar nga të dyja palët. _____________________ Kjo nuk është fashizëm? Të pretendojë Rama se ligji është ai dhe mund të bëjë ça të dojë me Shqipëtinë? A nuk ëshyë kjo arrogancë dhe dhunë ndaj popullit?

            Përgjigjjuni
            1. P
              Pellazg

              Sot per sot, je robi me i shpif per shqiptaret. Hape kraun pallosh. Nuk ka me te pazevendesueshem, sidomos kur ai eshte nje cope bajge qe kundermon...

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kurbini.info

                Nuk quhet pellasgji por arberi, ta qifsha nderin

                Përgjigjjuni
              2. Z
                Zani i Maleve

                Ju po na thoni se mjafton një protestë që turizmi të pësojë luhatje. Po atëherë, a nuk është pikërisht kjo dëshmia më e qartë se vendi nuk mund të mbahet mbi një shtyllë kaq të brishtë, e sidomos kur zhvillohet duke bërë ndërhyrje dhe shkatërrime të patjetërsueshme në natyrë? Nuk mund ta ndërtojmë të ardhmen e Shqipërisë mbi diçka që lëkundet nga çdo ngjarje, nga çdo mot i keq, nga çdo tronditje politike apo shoqërore, sado e vogël qoftë ajo. Shqipëria nuk duhet të jetë thjesht një dyqan turizmi. Shqipëria ka nevojë të prodhojë vlerë të shtuar, të hyjë në hallkat botërore të prodhimit, të ndërtojë dije, mjeshtëri, industri, bujqësi të përparuar, shërbime të qëndrueshme dhe vende pune të paguara mirë. Sa për fjalën “fashizëm”, shqiptarët nuk kanë nevojë për mësime nga ata që vetë nuk kanë dhënë shembull qeverisjeje të hapur dhe respekti për mendimin ndryshe. Aq më pak nga dikush që nuk e ngriti arsimin publik, por e la të rrënohej. Çfarë menduat ju? Se kjo rini do të rritej duke studiuar fjalimet tuaja boshe? Ju flet kujtesa juaj. Kujtesa e një kohe kur kishit privilegje, libra, veshje, mundësi për të parë televizione të huaja dhe pastaj dilnit si i dituri mes moshatarëve. A mendoni vërtet se jeni vetëm ju dera e dijes për shqiptarët? Mos i merrni njerëzit për të paditur kur u flisni për mendimin ndryshe, ndërkohë që nuk dëgjoni zërin e dhjetëra mijëra qytetarëve në shesh që kërkojnë largimin tuaj. Ndoshta kjo nuk ju bën më përshtypje, sepse prej vitesh duket sikur keni dhënë dorëheqjen nga puna që duhet të bënit. Merreni me vizita, fjalë, shfaqje dhe zhurmë, ndërsa vendimet e vërteta i firmosin të tjerët. Na i kurseni fjalët. Bëni të vetmin veprim që nuk është gënjeshtër: largohuni në shtëpi, bashkë me qeverinë tuaj. Ju nuk jeni më i besueshëm. Dhe pikërisht kjo është një tjetër dëshmi e largimit tuaj nga ajo që shqiptarët quajnë përgjegjësi, dinjitet dhe shërbim ndaj vendit.

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Sefer Daja

                  O kryeimistër! Zgjohu! Dëgjo popullin! Leri dënglat me manipuluar qytetarët! A nuk i shef se numri protestuesve rritet përditë??? E ka dhe shumë e shumë të tjerë që me shpirt jan me protestuesit, por nuk shkojnë se kan frikë nga pasojat hakmarrëse tuajat! Të vjen keq për agjensitë turistike??? Normal, nuk duam rënie të turizmit, POOOOR, për ata shqiptarë që po u grabitet prona përjetësisht( Rrjolli, Zvërneci), nuk ke reagim? Për ata shqiptarë që nuk kan mundësi të bëjnë 1 javë pushime, nuk ke reagim? Për atë që ke abuzuar me besimin tonë që ta dham pa kufi në 2013, nuk ke reagim? Për korrupsionin e zyrtarëve të tu nuk ke reagim? Për arsimin e sakatuar, për mjeksinë e degjenetuar, për drejtësinë e korruptuar nuk ke reagim??? Nuk mund të pretendosh turizëm të sukseshëm( aq më pak elitar), kur shkel të drejtën e pronës, kur shkel dinjitetin e qytetarëve të tu!

                  Përgjigjjuni
                  1. T
                    Toni

                    Alabari ku eshte? Ka humbur. Fale portin e vetem qe kishim. Zoti e di si do I shkoje filli.

                    Përgjigjjuni
                    1. Z
                      Zani

                      Njeri i zgjuar ashte ai qe gabon dhe reflecton jo ai qe ofendon protestusit, çdo gje ka nje fund dhe tani eshte fundi i sistemit corruptiv the klientelist qe Saliu dhe Edvini ka ngritur, duam te futemi ne Europ po nuk kemi asnje lidhje me te, nje vend me institucione shteterore por jane kthyer private, me nje kryeminister gangsterr.

                      Përgjigjjuni
                      1. N
                        Niku

                        Problemi kryesor është që opozita e Berishës nuk po e përtyp humbjen para një viti ku PS-ja fitoi me 83 deputetë dhe mbasi me molotovë nuk funksionojë, po përdor manipulimin e fshehtë gjoja janë kundra Berishës! Vëtëm një gjë të kesh parasysh z. Rama që toka të mos shitet tek i huaji, të tjerat janë OK. Privati tokën të mos e shesë tek i huaji, por ta shesë tek Shteti dhe Shteti bëhet pjestar i investimit. Në këte mënyrë brezat që do të vijnë janë në tokën e tyre dhe jo në tokën e të huajit. Kontratat që lidhen të kenë klauzola që të mbrohet Shteti Shqiptar dhe jo si Paçolli përmëndëte edhe ligjin Zviceran! Çpunë ka ligji zviceran për një biznes në Shqipëri që zbatohet nga legjislacioni shqiptar o Paçoll?! Pra edhe në rast se Paçollët do ta dërgojnë çështjen në Arbitrazh Ndërkombëtar, të dalin të humbur. Kontrata fillestare ka rëndësi të madhe dhe duhet ti kushtohet vëmëndje. Tani që protestën po e drejtojnë disa figura të skaduara politike si Lubonja, Guri, Cako, Goxhaj, etj. shpresoj që edhe të rinjtë të kuptojnë që po përdoren nga palaçot e pacipë që i kanë sjell dëme Shqipërisë.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tokat e epirit helen...

                          Lerini arnautet te terbohen ata duan vetem sherr..lufte...vjedhje..vrasje...kafshet e liga nuk jane mesuar me rregull dhe qetesi por...kaos..dhune..sharje...thjeshte jane aty ku ne i duam ne qelbsinllik.....nuk mund te presesh dicka tjeter turme islamikesh...se shpejti,,,,,plas,,,,kallashi...nje 97 e dyte eshte shume afer....Zoti ja shtofte sherret arnauteve te Muhamedit....do te shkoj aty ku duhet te ishte perfunduar nje here e pergjithmon ne vitin e arte....1913....nuk ka,,,rruge,,,tjeter.....

                          Përgjigjjuni
                          1. T
                            Ti Kryminister Hajdud

                            O kurv Njeri ke tesh 14 vjet ne Pushtet dhe vetem vjellje Tu fillu teti e tu maru deri te puntoti ma i thjesht o Majmun Jep dorheqje se nuk je per at pun o Filozof ti vetem fantazon si Sali Kriminrli si Like Krimineli dhe ti o Hajdud po ik shporru boll asht boll

                            Përgjigjjuni
                            1. R
                              Rodirrapi

                              Jep Doreheqen qe te shpetoj turizmi dhe gjithe vendi o bq tqr

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje