U çel dje në Chambéry të Francës ekspozita “Ikonat e Shqipërisë – Thesaret e Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës”, një nga ngjarjet më të rëndësishme të diplomacisë kulturore shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja u shpreh se “publiku francez do të ketë mundësinë, nga 13 qershori deri në 13 nëntor 2026, të admirojë ekskluzivisht koleksionin e jashtëzakonshëm të Muzeut Kombëtar të Artit Mesjetar të Korçës, me mbi 45 ikona të përzgjedhura që dëshmojnë pasurinë artistike, historike dhe shpirtërore të Shqipërisë”.
Veprat e mjeshtërve të mëdhenj si Onufri, vëllezërit Zografi dhe Mësues Kostandini sjellin para vizitorëve një trashëgimi unike, e cila, siç shprehet Gonxhja, e vendos Shqipërinë denjësisht në hartën kulturore të Europës dhe forcon më tej rolin e kulturës si ambasadorja më e mirë e identitetit tonë kombëtar.
Kjo është hera e parë që 45 ikona të përzgjedhura nga fondi i jashtëzakonshëm i MKAM, do të prezantohen para publikut francez, duke forcuar urat e bashkëpunimit kulturor mes Shqipërisë dhe Francës dhe duke promovuar vlerat e trashëgimisë sonë në skenën evropiane. A.K./TemA
Ka ndonje nga ato ikonat e vjedhura nga Rama sic thoshte tutori i tij Nano?