Mario Banushi, regjisori shqiptar, nderohet me "Luanin e Argjendtë" në Bienalen e Venecias

13 Qershor 2026, 11:53Kulturë TEMA
Mario Banushi, regjisori shqiptar, nderohet me "Luanin e

Mario Banushi është nderuar me Luanin e Argjendtë në Bienalen e Venecias.

Lajmin e bëri të ditur ministri Gonxhja.

Më poshtë postimi i plotë i Gonxhes: 

Një vlerësim i jashtëzakonshëm për një artist me rrënjë shqiptare në një nga skenat më prestigjioze të artit botëror.

Mario Banushi është nderuar me Luanin e Argjendtë në edicionin e 54-t të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit të Bienales së Venecias.

Sipas motivacionit të jurisë, krijimtaria e tij “çlirohet nga konvencionet e teatrit tradicional narrativ, duke ruajtur një ndjeshmëri klasike në krijimin e imazheve, të ushqyera thellësisht nga kujtesa personale”.

I përket një brezi të ri artistësh që po spikasin në skenën evropiane, duke sjellë një gjuhë teatrale origjinale, poetike dhe thellësisht njerëzore. Ky çmim konfirmon talentin e tij të veçantë dhe rëndësinë e zërave të rinj në zhvillimin e teatrit bashkëkohor.

Urime Mario Banushit për këtë arritje të rëndësishme në Bienalen e Venecias!

A.K./TemA

2 Komente

  1. A
    Alban

    Mario, Maria dhe Mariana emrat me fisnike shqiptar!

    Përgjigjjuni
    1. A
      Albanez Shqiptar

      Mario, Maria dhe Marjeta, Marjana emrat e mrekullueshëm te Shqipërisë! (Albanisë}

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje