Kryeministri Edi Rama e cilësoi 35-vjetorin e Partisë Socialiste si një moment reflektimi dhe krenarie, duke deklaruar se Shqipëria ndodhet në pikën më të mirë të historisë së saj falë qeverisjes socialiste.
Në podcastin “Flasim”, Rama tha se vendi ka bërë progres të dukshëm në ekonomi, institucione dhe në marrëdhëniet me partnerët ndërkombëtarë, ndërsa theksoi se ka ende shumë punë për t’u bërë.
Sakaq ai komentoi edhe valën e protestave të javëve të fundit, duke theksuar se protesta është pjesë e shëndetit demokratik të një vendi, por paralajmëroi për rrezikun e keqinformimit dhe deformimit të fakteve në debatin publik.
“35 vjet Parti Socialiste, një kremtim i planifikuar prej kohësh, që u kurorëzua me 12 qershorin, në një moment të veçantë, sepse jo thjesht është një ditëlindje dhe një përvjetor, por është një moment që e gjen Shqipërinë më mirë se Shqipëria ka qenë ndonjëherë në çdo aspekt dhe kjo falë Partisë Socialiste dhe qeverive të saj. Ndërkohë që, nga ana tjetër, është një moment edhe reflektimi dhe angazhimi, sepse Shqipëria është më mirë se ç’ka qenë ndonjëherë, por Shqipëria duhet të bëhet ende shumë më mirë se ç’është. Dhe këtë mund ta bëjë vetëm Partia Socialiste, mund ta bëjë vetëm kjo fuqi e madhe shtetndërtuese, me të gjitha vështirësitë dhe me të gjitha të metat e veta. Ironikisht, ky 35-vjetor ose më saktë, për një koincidence që mbase është edhe një shenjë e rëndësishme për t’u ndalur një moment, për të marrë frymë dhe për të kuptuar se çfarë duhet të mësojmë nga kjo valë protestash që përkoi me këtë 35-vjetor debatesh dhe nga kjo frymë, si të thuash e tensionuar, fatmirësisht paqësisht që ka pushtuar hapësirën publike ditët e fundit.
Një frymë që ushqehet edhe nga fakti që, për shkak në këtë subjekt fillestar, në këtë çështje që u bë çështja, që inicioi protestën, natyrisht si rezultat i një akti skandaloz, që u dënua menjëherë edhe ligjërisht, edhe institucionalisht, qëndron familja e presidentit të Shteteve të Bashkuara. Dhe kjo bën që të gjithë ata që janë kundërshtarë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të jenë të interesuar për këtë protestë, që Shqipëria të bëhet një platformë ku të përplasen forca shumë të mëdha, të përplaset opozita amerikane me presidentin e Amerikës, përplaset kundërshtia europiane me presidentin e Amerikës, të përplasen interesa të tjera që e duan Shqipërinë të ripozicionuar ndryshe dhe të bëhet një udhëkryq ku, faktikisht, kundërshtia e fillimit kthehet në një gjë krejt tjetër. Dhe Shqipëria përmbytet nga një shpërthim i të gjitha kanaleve të keqinformimit, të dezinformimit, të gjysmë të vërtetave që bëhen gënjeshtra gjithmonë e më të mëdha, orë pas ore, dhe që faktikisht i vendosin faktet në cep dhe fantazinë në qendër.
Natyrisht që protesta është shëmbëlltyrë e një vendi demokratik. Natyrisht që është shëndeti demokratik i vendit që ka një protestë e cila lind dhe formësohet jo rreth partive, jo pas partive. Edhe pse tani partitë janë të gjitha të futura aty, duke hedhur gurët, e fshehur duart disa, ndërkohë që ndonjë tjetër, siç janë llapaqorrat, janë aty.
Por po aq e rëndësishme është që të mos humbasim aftësinë për të dalluar mes debatit dhe histerisë, mes kritikës dhe shpifjes, mes argumentit pasionant dhe bullizmit, kërcënimit, presionit, denigrimit të tjetrit. Shqipëria nuk mund të ecë përpara, duke u paralizuar nga frika prej një ndryshimi të madh, prej një projekti të madh, prej një investimi që është më i madhi në historinë e vendit tonë.
Dhe, patjetër që, do të ecim përpara, duke dëgjuar çfarë duhet të dëgjojmë, duke mësuar nga çfarë na thonë ata që nuk janë dakord me ne, por duke vazhduar të ndërtojmë, të ndërtojmë Shqipërinë me forcën e Partisë Socialiste, që është forca që ka marrë reforma, ka ndërmarrë reforma të vështira, ka shtyrë përpara procese që shpesh janë kundërshtuar, por që sot kanë ndryshuar rrënjësisht edhe gjendjen, edhe pozicionin e Shqipërisë. Dhe, për këtë, mjafton të kthejmë mbrapa kokën, jo më shumë, po 10 vjet, dhe për të parë se ku ishim në raport me botën, në raport me ekonominë, me institucionet, me të gjitha. Dhe, faktikisht, nuk ka simbolikë më të fortë se fakti që ky 35-vjetor na gjeti edhe në pikën më të avancuar të rrugës sonë europiane. Pak javë më parë hymë në fazën e fundit të negociatave për anëtarësim, që është faza e mbylljes së kapitujve, duke afruar më shumë se kurrë me atë objektiv historik dhe strategjik që shqiptarët e kanë ndjekur me dekada dhe që ne e kemi fiksimin tonë ditë për ditë, ditë për ditë, ditë për ditë”, u shpreh ai.
Vullnetaret e Enverit , ndoqen festen e madhe te ditelindjes se PPSH ( Partia e Pallosheve te Shqiperise) alias PS. Ne fakt cdo entitet apo subjekt ka vetem 1 ditelindje , kurse Partia e Pallosheve , ka 2 ditelindje : 1941---vit kur "u lind" nga shoku Enver , dhe 1991 kur "u ri-lind " nga shoku Nano ( ne ate kohe Palloshi ende nuk i kishte kristalizuar idete politike , vinte verdalle njehere me vete , njehere ne ndjekje te shokut Sali , e njehere askush se di se ku...derisa e gjeti Nano buze lumenjve te Frances , me thonjte e paprere duke ngrene makarona neper kazane , dhe e solli ne vete duke e marre prej veshi ne PS. Pra si te thuash PPSH , lindi ne 1941 , shkoi prape ne te semes nga fundi i 1990 per te ri-lindur per se dyti ne 1991......Ne fakt edhe Palloshi ne kohe te vet , foli per nje ri-lindje tjeter , po nuk dihet kete radhe kush shkoi ne te semes partia apo ndonje gje tjeter qe ri-lindi perseri....nejse.......Mitingu ishte tipik ne natyren e kesaj Partie , ashtu si ne kohen e shokut Enver , Grumbullimi me regji dhe edhe me detyrim te administrates se varur te buka e gojes , kontrolle te rrepta ne hyrje te ambjentit, investigim mbi elemente te dyshimte qe mund te prishnin festen....e ku dihet sa e sa elemente te tjera sigurie. Ne kohen e Enverit per keto kujdesej policia ( de juro ) dhe sigurimi i shtetit me zagaret civile ( de fakto ) , sot kujdeset garda dhe policia ( de juro ) dhe zagaret patronazhiste civile te shperndare neper turme ( de fakto )......Po cudi pse duhen gjithe keto elemente sigurie kur Palloshi gezon nje mbeshtetje plebishitare ne popull !!!!!!.Sa i perket fjalimeve , nuk ndryshojne nga ato te Enverit , zhvillimi i madh i Shqiperise , lumturia e madhe qe Palloshi ka sjelle ne popull , veprat e medha qe ka ndertuar ...madje edhe pemet ne Tirane ia hoqi nga risku Lalit te shkrete dhe i mori si merite te tij..........Por tamam si ne kohen e Enverit , populli i shkrete i detyruar , bertiste "Rrofte Partia me shokun Enver ne krye" , sot bertet " Rrofte Partia me shokun Rama ne krye" .....por ne te dyja rastet populli e dinte mire se realiteti i jetes ishte shume me ndryshe sesa prezantohej ne fjalime .......Mjafton te levizje disa qindra metra me tutje , ne shesh aty ku nje proteste popullore vazhdon prej 12 ditesh , dhe ku cdo dite vihen ne dukje mjerimin e jetes se shqiptareve , detyrimin per te ikur nga ky vend ne keto 35 vite i detyruar nga nje klase politike e pangopur per pasuri , korrupsionin qe ka perfshire gjithe elemntet e jetes , shitjen e Shqiperise ne duar oligarkesh vendas dhe te huaj , shendetesine "falas" qe jo vetem nuk eshte falas por nuk eshte as shendetesi sepse me shume kujdeset per te vene ne zbatim ligjet e "mbrapshta" qe na detyron BE per t'ju ardhur ne ndihme "te semureve imagjinare" ne vend te kujdesit per te semuret e vertete........dhe per te gjitha keto parulla e sotme eshte e njejte :" ******RAMA NE BURG_____BERISHA NE BURG**** dhe ****PER NJE SHQIPERI TE RE****.....
Mos na dil me o zorraxhi se na turperove ne Tironsave.Dole me I keq se vicidolsi .
Sa mire eshte duket ke te ardhurat per fryme. Kemi pas vetem Kosoven. Kaq. Dikur kemi pasur dhe Bosnje dhe Maqedonine bashke me Ukrainen ...kaq...
I paturpshem!
I cmenduri i surrelit vazhdon te thellohet ne semundjen e tij, dhe te talle bythen dhe te rrenoje kete vend dhe keta njerez.
PO tenton te perdoresh ps si bunker, njelloj si Saliu! Beme baba te te ngjaj!
Kush e takon kete njeri eshte i lutur ta hedhe ne koshin me te afert te plehrave.