Tensionet në protestën e 15-të. Ç’ndodhi para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë nëpër kryeqytet

14 Qershor 2026, 22:21Politika TEMA
Tensionet në protestën e 15-të. Ç’ndodhi para

Persona me kapuça të zinj dhe syze prishën qetësinë e protestës qytetare në ditën e saj të 15-të. Tensionet nisën kur u përhapën zëra se qytetarëve po u kërkoheshin kartat e identitetit për firmosjen e një peticioni, por organizatorët thanë se një gjë e tillë ishte provokim.

Protesta vijoi me thirrjet për dorëheqjen e qeverisë Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Edhe në ditën e 15-të, qytetarët i shprehën pakënaqësitë e tyre ndaj klasës politike të 35 viteve me pankarta ironike dhe humor, por nuk munguan as fjalimet në podiumin e ngritur para Kryeministrisë.

Largimin e deputetes së Shkodrës, Marjana Koçeku, nga grupi parlamentar i socialistëve, protestuesit e cilësuan fitore të tyre.

“Sapo erdhi një lajm që tregon se sa e madhe është kjo protestë. Një nga gurët e shahut sapo ka rënë, një deputete ka dhënë dorëheqjen nga PS. Deputetja e Shkodrës Marjana Koçeku sapo ka thënë jam deputete e pavarur. Ju erdhi fundi. Kjo na tregon se ne duhet të qëndrojmë në shesh, ato do të bien një nga një si gurë dominoje”, tha një prej protestuesve.

Tubimit iu bashkuan sot edhe banorë të Durrësit që kundërshtojnë projektin TID.

Pas fjalimeve, qytetarët marshuan në rrugët e kryeqytetit.

Top Channel

4 Komente

  1. n
    nje e vertet e modhe........

    Citjonezi,keq puna.....shiko se osht gisht i Erdoganit,besuar kjo pasi 99%(per mos thene 100%)e protestuesve jane muslimon brothers!

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shkërdheni

      E mor Shqiptarë injorant, kur ta kuptoni që ju ka ardhur fundi do jetë vonë. Vazhdoni bëhuni lodra të BE dhe Greqi Serbi Rusi. Për mua ju që protestoni duhet të bëni një referendum ku të zgjidhni, jeni pro Amerikanë apo Anti Amerikanë, se për BE spo ju them se mos ja qani hallin BE,kur ti duhet të marrë kthesën e merr në favor të saj dhe në të keqe të Shqiptarëve.

      Përgjigjjuni
      1. 1
        19

        E rru rama per ju malok te poshter .hani mut aty dilni per nat dhe mos ikni as ne shpi .debila po pse budall eshte ai qe te ler qeverin per 2 mij malok nga kosova .

        Përgjigjjuni
        1. L
          Luani

          Protesta eshtr bere vari teneqene, eshte bere si tallava ..!!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje