Pas protestave masive dhe largimit të Koçekut, PS mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar

14 Qershor 2026, 22:11Politika TEMA

Pas protestave masive dhe largimit të Koçekut, PS mbledh nesër

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka njoftuar pasditen e sotme se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist dhe do të vijojë mandatin si deputete e pavarur.

Sipas informacioneve, në Partinë Socialiste nesër do të zhvillohet një mbledhje e kryesisë në orën 09:30, e ndjekur nga mbledhja e grupit parlamentar në orën 10:00.

Ndërkohë, bëhet me dije se Koçeku nuk ka qenë e pranishme as në festimet e 34-vjetorit të Partisë Socialiste, të zhvilluara në sheshin “Italia” në Tiranë.

Në reagimin e saj publik, ajo ka theksuar se idealet dhe vlerat e saj mbeten të njëjta që para angazhimit në politikë, duke nënvizuar se ato përcaktojnë kufijtë e saj politikë.

“Prej sot jam deputete e pavarur. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me një parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, ka shkruar Koçeku.

7 Komente

  1. Z
    Zall Kirit

    Ne qaf time po ka kuptu noi rresht Koceku ne kte deklarate qe ja kan shkrujt . Cop injorante

    Përgjigjjuni
    1. P
      Politikane=zero

      Kaçakes i pelqyen votat e ps-se,tani i duhet pavarsija

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sass

        EDI RAMA mire ta bejne se anashkalon njerez me kulture dhe horizot dhe zgjedhe fshatare dugagjint Turp

        Përgjigjjuni
        1. H
          Hasani

          TE DOREZOJE MANDATIN. NUK ESHTE I SAJ.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Parazitja

            Mire beri qe iku kjo qe i duhej nje perkthyes,ama te paren duhet lenjen e rroges si deputete

            Përgjigjjuni
            1. f
              filip

              Është bërë deputete me votat e socialistëve prandaj duhet ti hiqet ky mandat dhe ta mari tjetri sipas numrit rendor në zonë. Në se i ka mbetur një fije moral duhet ta dorëzoi vetë mandatin.

              Përgjigjjuni
              1. X
                Xy

                Kështu e pëson kur bën deputetë anonimë, njerëz pa emër dhe pa identitet. I pafsh hajrin egoizmit tënd.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje