Mësohen prapaskenat e vendimit të Marjana Koçekut për largimin nga grupi i PS

14 Qershor 2026, 22:30Politika TEMA
Mësohen prapaskenat e vendimit të Marjana Koçekut për

Deputetja e Partisë Socialiste në Qarkun e Shkodrës, Marjana Koçeku, ka njoftuar pasditen e sotme se nuk do të jetë më pjesë e grupit parlamentar socialist dhe do të vijojë mandatin si deputete e pavarur.

Sipas informacioneve të A2 CNN, vendimi i saj vjen pas një sërë qëndrimesh dhe zhvillimesh të fundit brenda grupit parlamentar të PS-së, përfshirë edhe mosvotimin e ligjit për barazinë gjimore, ku deputetja është larguar nga salla gjatë votimit.

Gjithashtu raportohet se Koçeku ka marrë kritika edhe në mbledhje të mbyllura të grupit parlamentar socialist, përfshirë edhe nga kryeministri Edi Rama, lidhur me çështje si prishjet e ndërtimeve në Theth.

Në qëndrimet e saj publike, Koçeku ka folur më herët për ndotjen mjedisore, duke ngritur shqetësime për ndotjen e lumenjve si në takime lokale në Shkodër, ashtu edhe në Kuvend, ku në disa raste ka mbështetur edhe qëndrime të deputetëve të opozitës, përfshirë Kliti Hotin.

Gjithashtu, ajo ka reaguar në mbështetje të rektorit Gjuraj dhe ka mbajtur qëndrime që kanë sjellë diskutime brenda radhëve të PS-së.

Raportohet se në një aktivitet për 35-vjetorin e PS-së në Shkodër, gjatë një takimi në kala, deklarata e saj drejtuar kryeministrit Rama për “bluzën rozë me flamingo” është interpretuar si ironi nga disa pjesëmarrës. (A2 Televizion)

7 Komente

  1. P
    Pensionist, Rama te kerkoje falje....

    Keshtu eshte o Ed Rama kur i zgjet vetem ti deputetet dhe jo baza socialiste. Urojme te nxerresh mend nga kjo Marjana Koceku qe ka lindur ne 2010, pra nuk ka dale nga pelenat e ti e bere deputete.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Titi

      Thashetheme ordinere! Edi do të korri çfarë mbolli! E ktheu PS në një grupë teveqelash të neveritshëm. Asnjë qëndrim kundër konstruktuv nuk tolerohet.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Aron

        Te dorezoj mandatin nqs qenka kaq e "moralshme", dhe mos te perlyej veten me votat e atyre qe nuk do te jete e lidhur, sepse nuk merrte as nje vote pa mbeshtetjen dhe ndihmen e grupit te PS.

        Përgjigjjuni
        1. L
          LORA

          Deklaratat publike patetike te M.Kocekut per gegnishten e saj jane e vetmja gje qe i mbaj mend si deputete. Ajo duhet te dorezoje mandatin e deputetit te PS,te cilin nuk e ka fituar ne menyre te pavarur;eshte deputete liste te mbyllur.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Shoshi

            Kur ve b.then guzhiniere m.t do gatuan.Eshte pergjegjesi e atyre qe e propozuan deputete pa asnje kontribut e merite dhe pa eksperience politike apo pa kariere ne parti ku aderon.Ajo nuk ndjen pergjegjesi per ata qe e kane votuar dhe prandaj injoron ose percmon voten

            Përgjigjjuni
            1. .
              ..

              Tani do dali brigada e baltosjes mavi ta denigroje sic e kane zakon.

              Përgjigjjuni
              1. h
                hila

                Po nga vjen e shkreta a e dini, cfar munde te pritet prej saj ma shum, kaq e ka kapacitetin, gjindje e pa shkolle e pa kultur, po me mjel dhi mundet me dit po gja tjeter jo besa, tash qe asht ba deputete mendon se asht zhinija e gjora, mos e vlersoni se aq ka biba ne tru.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje