Spektakël me katër gola në Grupin F, Japonia ndal Holandën në fundin e takimit në Dallas

15 Qershor 2026, 00:02Sport TEMA
Spektakël me katër gola në Grupin F, Japonia ndal Holandën

Holanda dhe Japonia kanë barazuar në një duel spektakolar me katër gola në Dallas.


Takimi nisi me ritëm të lartë nga “Tulipanët”, që provuan disa herë me Malen, por pa mundur të mposhtnin portierin Suzuki.

Në minutën e 51’, ishte kapiteni Virgil Van Dijk, i cili me një goditje me kokë zhbllokoi sfidën. Pas 6 minutash, ishte Nakamura ai që riktheu baraspeshën me një predhë në hyrje të zonës.

Gjithsesi, Summerville kaloi sërish në avantazh “Tulipanët”, 7 minuta pas golit të barazimit.

Por asgjë nuk kishte mbaruar, pasi në minutën e 89’, Kamada goditi me kokë dhe riktheu për herë të dytë baraspeshën.

Kështu, Holanda dhe Japonia ndajnë pikët në ndeshjen e parë të Grupit F, ndërsa takimi tjetër është ai mes Suedisë dhe Tunizisë në orën 04:00 të mëngjesit.

 

Lini një Përgjigje