Faji në yjet tanë

14 Qershor 2026, 19:30Kulturë Adri Kalaja

Faji në yjet tanë

Kam dashur shpeshherë të lë në letër disa shënime lidhur me librin “Faji në yjet tanë” të John Green. Fatkeqësisht nuk e gjeta kurrë kurajon. Deri më tani. Mendoj se në të pandërgjegjshmen time gjithmonë i jam shmangur, kam bërë punë të tjera, të vogla por sidoqoftë punë. Libri është një libër që të lë pa fjalë, për optimizmin dhe tragjedinë e tij.

Autori i librit John Green nuk është se ishte shumë i njohur para këtij libri. Ky libër e bëri të famshëm. Pse? Sepse është një libër që të çarmatos me humorin e tij. Është një libër që të mëson se shumë gjëra në jetën tonë janë triviale, dytësore, përpara gjërave që kanë vërtetë rëndësi: familja dhe miqësia.

Libri vërtet për këto dy gjëra bën fjalë. Libri « Faji në yjet tanë » është një klasik tashmë i temës që ai trajton, edhe i ekranizuar me një sukses të jashtëzakonshëm mbarëbotërisht. Personazhi kryesor është Hazel Grace, një vajzë e re e sëmurë me kancer. Ajo ka një humor “acid” dhe flokë të shkurtra. Të paktën ne që kemi parë filmin e imagjinojmë me flokë të shkurtra.

Hazel është shumë cinike për botën. Ajo e ka pranuar me vakt faktin që do të vdesë. Ajo jeton për hir të inercisë dhe për hir të dashurisë që ka për prindërit e saj. Për të pak gjëra kanë rëndësi, por ato që kanë rëndësi, kanë vërtet rëndësi. Hazel ka një marrëdhënie të veçantë me të ëmën.

Hazel përpiqet.

Derisa bie në dashuri me Augustus. Një djalë i moshës së saj. I sëmurë edhe ai me kancer por “i sëmurë” dhe ai me të njëjtin sens humori dhe me të njëjtën pikëvështrimi “snyde” për botën. Të dy pasivë-agresivë ata duken se kanë shumë të përbashkëta. Isaku është miku i tretë që përgjatë gjithë librit shërben si “comic relief”.

Libri përfundon me tragjedi por pavarësisht kësaj personazhet e tij kanë hyrë përgjithmonë në zemrat tona.

Në shqip libri mund të gjendet me shqipërimin e Agim Doksanit nga Uegen.

Lini një Përgjigje