Mbrëmja e radhës në Festivalin Shqiptar të Kitarës ngjiti në skenë dy virtuozët: shqiptarin nga Kosova që jeton në Suedi, Erkand Morina, dhe francezin Emmanuel Kassimo. Një mbrëmje ndryshe, me një stil energjik, tërësisht kushtuar Gypsy Jazz apo rrymës së hershme të njohur me emrin Jazz Manouche, që rrënjët i ka në Francë.
Programi përfshiu edhe kompozime origjinale të Morinës dhe interpretimet e veprave më të njohura të kësaj rryme. Ndërsa për Ambasadën Suedeze, kultura do të mbetet gjithmonë ura më e mirë lidhëse mes popujve.
Kalendari artistik i këtij edicioni të Festivalit të Kitarës premton të sjellë edhe emra të tjerë të njohur, që do të sjellin tingujt e stileve të ndryshme në kitarë. Veç koncerteve të programuara, ky edicion do t’i kushtojë hapësirë edhe masterclasseve me nxënësit e muzikës.
A.K./TemA
Lini një Përgjigje