Aksident në aksin Levan–Vlorë, rëndohet trafiku në autostradë

20 Qershor 2026, 09:25Kronika TEMA
Aksident në aksin Levan–Vlorë, rëndohet trafiku në

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së shtunës në aksin Levan–Vlorë, ku një automjet tip Fiat është përfshirë në një përplasje në rrethana ende të paqarta. Si pasojë e aksidentit, në këtë segment është krijuar trafik i rënduar.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Fatmirësisht, nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar.

Ende nuk është përcaktuar nëse automjeti është përplasur me bordurat anësore të autostradës apo me një mjet tjetër.

Lini një Përgjigje