SPAK merr të pandehur krybashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 11 të tjerë, dërgohet dosja për gjykim

19 Qershor 2026, 16:15Kronika TEMA
SPAK merr të pandehur krybashkiakun e Kolonjës Erion Isai dhe 11

SPAK njoftoi këtë të premte se ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 12 persona, mes tyre edhe kryebashkiakun e Kolonjës, Erion Isai, lidhur me shkelje të konstatuara në procedura prokurimi publik të zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Bashkia Kolonjë.

Sipas SPAK, Isai akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, të kryera në bashkëpunim.

Përveç kryebashkiakut të Kolonjës, në listën e të pandehurve përfshihen ish-zyrtarë të lartë të ARRSH-së, punonjës të Bashkisë Kolonjë dhe administratorja e një kompanie private.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se janë konstatuar shkelje në disa procedura prokurimi, ndër të cilat edhe tenderi për ndërtimin e rrugës Korçë-Ersekë, Loti 2, me fond limit rreth 2.88 miliardë lekë. Sipas organit të akuzës, fondi limit i kësaj procedure është fryrë me rreth 590 milionë lekë, duke i shkaktuar shtetit dëm ekonomik në këtë vlerë.

Hetimet kanë evidentuar gjithashtu dyshime për falsifikim dokumentesh, përfshirë procesverbalin e dorëzimit të një projekti që, sipas SPAK, rezulton të mos ketë ekzistuar. Prokuroria thotë se dokumentacioni i përdorur për procedurat e prokurimit është hartuar dhe paraqitur në kundërshtim me ligjin.

Në një tjetër procedurë, atë për mbikëqyrjen e punimeve të ujësjellësit të Ersekës dhe disa fshatrave përreth, SPAK pretendon se punonjës të Bashkisë Kolonjë, në bashkëpunim me kryebashkiakun Erion Isai, kanë favorizuar shoqërinë fituese “A&E Engineering” sh.p.k. përmes specifikimeve teknike dhe kritereve të tenderit të përcaktuara në mënyrë të padrejtë.

Çështja tashmë i kalon për shqyrtim Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, e cila do të vendosë mbi kërkesën e SPAK për gjykimin e të pandehurve.

3 Komente

  1. D
    Dire Straits !!!!

    Ore , keta Erion-at e PS , te gjithe qejflinj te lekut...dhe burgut qenkan ???!!!

    Përgjigjjuni
    1. p
      poshte komunizmi

      pyesni burrin e Spiropalit sa para merrte nga ky kryebashkiak cdo muaj ne Tirane

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shqiptari

        Kurvat e SPAK janë bere si komisioni shtetror i tenderimeve kur për te kryer një tender duhen komisione me dhjetra specialistë të fushave të ndryshme. Ndërsa keto kokë paguret e SPAK të gjithë analfabet funksional asnjë me arsim cilësorë në fushën e drejtësisë te gjithë të arsimuuar në fakultetin e drejtësisë në Institutin Padagogjik Luigj Gurakuqi të Shkodrës një fakukltet i hapur nga Sali Gërdalla për juristët e plepave nga malokria veriore të cilët sot po i bëjnë gjëmën drejtësisë. Erion Isai është një nga dhjetra kryetarët e Bashkive socialiste që i bëjnë viktima këta shkërdhata të bordellos SPAK që nuk dinë të shkruajnë as emrin e tyre e jo më të ndajnë shpërdorimin e detyrës nga shkelja e barazisë në tendera, sot nen i kodit penal i futur si pyk në drejtësinë e re dhe nje skandal përdorja e tij në SPAK që nuk ka asnjë lidhje me krimin shtetëror por dikur nen i kodit civil si konfliktt mes palëve

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje