Një ngjarje tragjike është regjistruar këtë të premte në bregdetin e Tales në Lezhë. Mësohet se dy të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe kanë humbur jetën pasi janë mbytur në det.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ndodhi në një zonë plazhi publik, e cila nuk administrohej nga ndonjë subjekt privat dhe nuk ishte nën menaxhim shtetëror.
Trupat e pajetë të dy vajzave janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj tragjedie.
“Lezhë / Informacion paraprak Rreth orës 12:50, në plazhin e Tales, dy shtetase të mitura, të moshave 9 dhe 11 vjeçe, dyshohet se janë mbytur duke u larë në det.
Shërbimet e Policisë Kufitare dhe të DVP Lezhë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit”, njofton policia.
O njerez pa vlere! Mbylleni ate palo plazh se po behet varreze! Si sju vjen turp te gjitheve! Prinder qelbesira, shtet muti!
Ku jane rojet bregdetare o poljaco bashki dhe resorte? Zero kushte sigurije per pushusit edhepse cmimet i keni te kripura. Edhe prinderit pasken qene te papergjegjshem. Turp te keni. Me vjen keq per te ndjerat. Ngushellime!
Mesojini femijve notin se do te kemi gjithmon te tilla fatalitete....ngushellime familjes......tmerr....