Në seancën e sotme të Gjykatës Administrative, ku u shqyrtua kërkesëpadia për shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit të Ols Dados prokuror, u zbulua edhe një fakt i ri.
Dado mësohet se ka qenë hetues i vrasjeve të 21 janarit 2011 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një hetim i cili më pas është hedhur poshtë si hetim me të meta dhe shkelje nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Nisur nga ky fakt i ri, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha sot në seancë se ai ka edhe një arsye tjetër për të qenë palë në shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit të Dados.
“U përmend një vendim i GJEDNJ-së, të Strasburgut, për ’21 janarin’, ku prokuror i ’21 janarit’ ishte Ols Dado. Strasburgu e vlerësoi hetimin për ’21 janarin’ një hetim të metë. Strasburgu tha, ‘ky është një hetim i metë, këtu ka ndërhyrje në hetim’. Tani, ky prokuror më ka rënë edhe mua, kështu që, patjetër që këta (Shoqata “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë”) janë të legjitimuar sepse paskan zbuluar se ky qenka një shkelës sistematik.
Pra, noteri me pesa, bëhet prokuror dhe të bëka hatanë. Patjetër, unë jam edhe kryetar i PS për Tiranën. Aty u vranë 4 socialistë. Unë paskam edhe një arsye tjetër për të qenë në këtë proces sepse prokurori i ’21 janarit’, hetimet e të cilit i rrëzoi Strasburgu, ishte ai që hetoi vrasjen e 4 socialistëve. Pra, qenka edhe një element tjetër i legjitimimit: si individ, si kryetar bashkie dhe si përfaqësues i PS Tiranë, ku u lanë rrugët me gjak, dhe ky prokuror kishte për detyrë ta hetonte dhe hetimi i ra në Strasburg si i metë”, tha Veliaj, në fjalën e tij në seancë.
Ka prish PROVAT per 21 JANARIN. Bastard e SPIUN i Greqidhes.
qenka shume e qarte historia: dadon e futi ina rama ne sistem pa magjistrature dhe ky hetoi bashke me ina ramen vrasjet e 21 janarit qe u transmetuan live dhe hetimin e ketyre te dyve e ka hedhur poshte Gjykata e Strasburgut si hetim me te meta te renda hajde hajde
Nese jane te verteta keto qe thuhen per Ols Dadon SPAK duhet ne menyre urgjente urdher arrresti per bushtren Ina RAMA , Bamut TOPEN , kryetaren ne hije te sistemit te drejtesise Argita e Sali Berisha dhe krye avokati i famijes terroriste tashme prej 5 vitesh Nongrada te Sali Berishes pra urgjent Altin DUMANI .
Keta bajgera e katandisen drejtesine ne kete dite qe nuk e beson me askush dhe kushdo e perdor si arme per te godit kundershtaret.