“Ky është një proces i rëndësishëm parlamentar, sepse ka të bëjë me përmbushjen e njërit prej tre misioneve kryesore kushtetuese të Kuvendit, atë të mbikëqyrjes parlamentare, por edhe me një reflektim dhe zbatim ndaj rekomandimeve të BE-së dhe angazhimeve të shtetit shqiptar në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit”, u shpreh Xhafaj.
Më tej, kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj, tregoi mekanizmin e kontrollit të institucioneve të pavarura.
“Në Kuvend, me asistencën e ekspertëve dhe të projektit PACA, po hartohen treguesit kyç të performancës për të gjitha institucionet e pavarura, mbi të cilat do të ndërtohet një raportim i mbështetur në evidenca konkrete, në rezultate konkrete e të matshme dhe të monitorueshme nga Kuvendi”, u shpreh Xhafaj.
Lini një Përgjigje