VIDEO/ Trump tha se ajo e luti për foto, Meloni i përgjigjet: Sajesa! Për të ardhur keq që nuk sillet kështu me armiqtë e Perëndimit

19 Qershor 2026, 13:55Bota TEMA
VIDEO/ Trump tha se ajo e luti për foto, Meloni i përgjigjet: Sajesa!

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar reagime të forta politike dhe mediatike pas deklaratave të tij ndaj kryeministres italiane Giorgia Meloni, të bëra gjatë një interviste telefonike për emisionin italian “L’Aria che tira” në televizionin La7.

Duke komentuar zhvillimet ndërkombëtare pas samitit të G7-ës në Evian, Trump u ndal edhe te raportet me kryeministren italiane ndërsa tha: “Më është lutur të bëjmë një foto bashkë. E donte aq shumë një foto me mua. Mund të mos e bëja fare, por më erdhi keq për të”, deklaroi presidenti amerikan.

Deklaratat e kreut të Shtëpisë së Bardhë sollën menjëherë reagimin e Giorgia Melonit, e cila i cilësoi fjalët e Trump si “totalisht të sajuara” dhe “të papranueshme” në raport me një aleat strategjik si Italia.

Në një video të publikuar në Instagram, Meloni u shpreh se ishte “sinqerisht e tronditur” nga qëndrimi i presidentit amerikan, duke shtuar se nuk është hera e parë që Trump përdor tone të tilla ndaj partnerëve perëndimorë.

“Është për të ardhur keq që nuk tregon të njëjtën vendosmëri ndaj armiqve të Perëndimit dhe të Shteteve të Bashkuara. Por një gjë duhet ta mbajë mend: unë dhe Italia nuk i lutemi askujt”, deklaroi kryeministrja italiane.

Sipas raportimeve të mediave italiane, biseda mes dy liderëve ishte e para pas tensioneve diplomatike të javëve të fundit. Trump deklaroi gjithashtu se nuk kishte qenë i detyruar të zhvillonte bisedën me Melonin.

Në vijim të intervistës, presidenti amerikan kritikoi ashpër Bashkimin Europian për politikat mbi emigracionin dhe menaxhimin e furnizimit energjetik, duke theksuar se Europa po përballet me pasoja të rënda për shkak të vendimeve të saj strategjike.

6 Komente

  1. A
    Amatore ne "Politike"

    Tramp eshte per te ardhur keq....por nuk ka asnje Lloje Niveli-Diplomatik, si dhe Etike Sjellje... Trampe kujton se ka te beje me Bythelepires qe ka rrethe vetes, sikur se Berisha qe ka Bythelepires rrethe vetes qe te mos thone ASNJEHRE JO.... 1-Komenti i Trampit per Zonjen Meloni eshte shume Banal dhe nuk i Pershtatet nje Presidenti si USA...

    Përgjigjjuni
    1. O
      Oficeri dulles

      Kali plak thot me luti. Meloni eshte si kukul

      Përgjigjjuni
      1. B
        Bravo Meloni

        Trump gabim me Melonin, por Trump ka te drejte per BE-ne kur thote se ajo eshte drejt fundit. Nuk ka si te ndodhe ndryshe kur ne krye te BE eshte CDU e Merz.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Firifiu

          Pse sillet keshtu me Perendimin? Po kur Trapi shante europianet e tjere si frengun dhe gjermanin dhe anglezin, Melockes i shkonte buza vesh me vesh. Dashnorja e Edit duhet te kuptoje se kur te shan Trapi eshte nder. Trapi lavderon vetem servilat. Kjo ishte ultra servile dhe tani mori mut.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Ptuh

            Hajde te Edi se do te ngushelloje.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Sali

              Trump i ka thene te verteten ewropes.te shikoje emigracionin.franca.anglia e te tjera Jane kthyer ne arabi.nuk ka me franceze e angleze.vetem turma talebane.po nuk vepruan sic ju thote trump do shkaterohen si kombe

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje