Shqipëria po konsolidohet si një nga destinacionet turistike më të kërkuara në Europë. Vëmendja e mediave të huaja ndaj vendit tonë vijon të rritet, ndërsa një artikull i publikuar nga tabloidi britanik The Sun i fton turistët të ndërrojnë Spanjën me Shqipërinë për pushimet e kësaj vere.
Artikulli e përshkruan Shqipërinë si një perlë ende të pazbuluar të Mesdheut, ku vizitorët mund të gjejnë plazhe spektakolare, peizazhe malore dhe eksperienca autentike, larg mbipopullimit që karakterizon destinacionet tradicionale turistike.
Në fokus vendosen Riviera Shqiptare dhe veçanërisht Gjipeja, Gjiri i Gramës dhe Karaburuni, të cilat cilësohen si ndër zonat më mbresëlënëse për ata që kërkojnë natyrë të paprekur dhe ujëra kristal. Por vlerësimet nuk ndalen vetëm te bregdeti. Gazeta britanike promovon edhe Alpet Shqiptare, fshatrat malorë dhe trashëgiminë kulturore të vendit.
Një tjetër element që, sipas medias britanike, po tërheq turistët është raporti cilësi-çmim. Krahasuar me destinacionet e tjera mesdhetare, Shqipëria ofron pushime më ekonomike, ndërsa fluturimet direkte nga Britania e Madhe kanë rritur ndjeshëm aksesin drejt vendit tonë.
Vlerësime të tilla nga mediat ndërkombëtare konsiderohen një reklamë e rëndësishme për turizmin shqiptar, në një sezon ku pritshmëritë janë për një tjetër rekord të vizitorëve të huaj.
Jane ne terezi keta? Me mire Shqiperia se Spanja? Hajde artikull me pagesa hajde!
Flamujt e Israelit te bulevardi Dēshmorēt e kombit dhe armiqēsia tepērt e Ramēs me Iranin, do bējē qē si nē eurovision ku Soanja ,Irlanda dhe Sllovenia as nuk kēnduan as nuk votuan, tē bēj qē pēr vēndin tonē tē vendos pikpyetje për samitin 2027 tē NATO dhe njē turizēm nē rēnie statistikash.