Nga emigracioni, në Himarë/ Historia e të riut nga Tropoja që këtë sezon punon si kamarier

17 Qershor 2026, 19:43Turizëm TEMA
Nga emigracioni, në Himarë/ Historia e të riut nga Tropoja

Nga kuzhina në Itali te tavolinat e Himarës… ky është Doriani, i riu nga tropoja qe ka zgjedhur te kthehet ne Shqiperi

Gjate ketij sezoni turistik, ai punon si kamarier në Himarë dhe thotë se nuk e sheh këtë thjesht si një punë sezonale, por si një profesion që kërkon aftësi, durim dhe komunikim me njerëzit

“Punën e kamarierit e kam bërë që në moshë të hershme. Duhet të kuptosh njerëzit, si të flasësh me ta, çfarë kërkojnë dhe si t’i shërbesh sa më mirë”
Sipas Dorianit, puna në shërbim nuk është e lehtë. Ritmi i lartë, sidomos gjatë sezonit, sjell edhe momente presioni

“Kur ka shumë punë ndodh të ngatërrosh porositë, por pjesë e profesionit është të ruash qetësinë dhe të japësh shërbim të mirë
Pavarësisht eksperiencës jashtë, ai beson se Shqipëria ofron mundësi për të rinjtë. Për të, diferenca nuk është vetëm te puna, por edhe te marrëdhëniet njerëzore

“Atje pronarët janë më striktë. Këtu njerëzit janë më të afërt dhe të dashur. Për punë, unë e shoh Shqipërinë si mundësi”
Ai ka edhe një mesazh për bashkëmoshatarët e tij

“Rrogën e kam mirë. Ndonjëherë mendoj se ka qenë humbje kohe që kam ikur jashtë. Nëse punon, mund të ndërtosh diçka edhe këtu”

2 Komente

  1. K
    Kolegu i SPAK-ut

    Ja dhe zëri i popullit në aksion me propagandë bajate

    Përgjigjjuni
    1. K
      Kureshtar tē habitur nē shērbim

      Nē shqipēri ka katēr muaj punē pēr tē gjithē duke nisur nga 20 qershori deri mē 20 tetor. Por a mjafton pēr tē jetuar dhe 8 muajt e tjerrē nga kursimet e rrogēs sē katēr muajve.,ku duhet paguar qira,fatura,ushqim veshmbathje,naftē, dasēm,fatkeqsi,ilaqe,celular iphone 18.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje