Fotografja izraelite mahnitet nga natyra e Shqipërisë, dokumenton peizazhet buzë Vjosës

16 Qershor 2026, 11:10Turizëm TEMA
Fotografja izraelite mahnitet nga natyra e Shqipërisë, dokumenton

Magjia e natyrës shqiptare vazhdon të tërheqë vëmendjen e vizitorëve nga e gjithë bota. Peizazhet e paprekura, lumenjtë, malet dhe mikpritja karakteristike shqiptare po kthehen në frymëzim për shumë fotografë që zgjedhin ta zbulojnë vendin tonë përmes objektivit.

Mes tyre është edhe Iris nga Izraeli, një fotografe me mbi 40 vite eksperiencë profesionale. Prej dhjetë ditësh ajo po udhëton nëpër Shqipëri, duke eksploruar disa nga destinacionet më të veçanta natyrore. Gjatë këtij udhëtimi, objektivi i saj është ndalur te peizazhet mbresëlënëse që ofron lugina e Vjosës.

“Jam shumë e lumtur të bëj kaq shumë fotografi këtu. Më pëlqen shumë të fotografoj në këtë zonë sepse ka pamje dhe peizazhe të mrekullueshme dhe si fotografe po shijoj gjithçka që po shoh”, u shpreh fotografja.

E mrekulluar nga ajo që ka parë gjatë këtyre ditëve, Iris shprehet se ky nuk do të jetë udhëtimi i saj i fundit në Shqipëri.

“Është hera ime e parë në Shqipëri dhe mendoj se do të kthehemi përsëri sepse është shumë bukur këtu. Ushqimi është i mirë dhe njerëzit janë të sjellshëm”, tha ajo.

Teksa vazhdon udhëtimin e saj nëpër Shqipëri, Iris do të marrë me vete jo vetëm qindra fotografi, por edhe kujtime të veçanta nga një vend që e ka mahnitur me bukuritë natyrore dhe mikpritjen.

2 Komente

  1. e
    edmond (koder rreshen)

    Iris Fotografja ! Me kujtove Filmin Gjeneral Gramafoni me Italianin Alberto ,i cili ne vitet 30 fotografonte Jugun dhe rruget e Shqiperis ....Duqja e ka per zemer Shqiperin thonte Alberto ?!

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      E moren cifutet jugun

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje