Me nisjen e stinës së nxehtë kur dhe rreziku për zjarre është i lartë drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile thotë se 5 helikopterë janë në gatishmëri për të ndërhyrë në çdo rast.
Ndërkohë janë mbyllur procedurat për blerjen e tre avionëve të destinuar për shuarjen e flakëve .
“Ka përfunduar procedura për blerjen e 3 avionëve të destinuar për zjarre, pritet të vijnë në vjeshtë, në bazë të marrëveshjes do të kenë gatishmëri në disponibilitet për 2 në rast menaxhim zjarresh”, tha Çako.
Çako thotë se po punohet me prefekturat dhe bashkitë për të reaguar në kohë.
“Kemi punuar e po vijojmë të punojmë me prefektura, bashki, mbrojtja civile ka sot më shumë se kurrë mjete të nevojshme për të ndërhyrë”, shtoi ai.
Sa i përket shërbimit zjarrfikës projektligji për të cilin është në konsultim publik drejtor i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile mendon se do të ishte më efikas nëse drejtimi do të kalonte në nivel qendror
“Drejtimi qendror do ishte më mirë për operacionalitetit, centralizi, se në aspekt të ligjit stacionet janë në varësi të bashkive, por koordinimi qendror ndonëse ne jemi në bashkërendim mund të ishte në një institucion do ishte më mirë”, u shpreh më tej Çako.
Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile raportoi para deputetëve në komisionin parlamentar për çështjet e brendshme punën e bërë nga institucioni që drejton vitin e shkuar.
Masat u morren per stinën e veres, u blene avione por vijne ne vjeshte. do vijne bashke me sezonin e shirave .