Ministri Gonxhja inspekton plazhet publike të Kavajës: Fokus te aksesi i lirë, prioritet pastërtia dhe siguria

19 Qershor 2026, 09:20Sociale TEMA
Ministri Gonxhja inspekton plazhet publike të Kavajës: Fokus te aksesi

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka inspektuar këtë të premte plazhet publike të Kavajës. Gjatë inspektimeve Gonxhja u takua me qytetarë dhe banorë të zonave bregdetare për të diskutuar mbi zbatimin e rregullores për plazhet publike dhe garantimin e të drejtës së çdonjërit prej tyre, për të pasur akses të lirë e të barabartë në bregdet.

Ministri theksoi angazhimin për mbrojtjen e hapësirave publike, respektimin e të drejtave të banorëve që jetojnë pranë këtyre zonave, si dhe për krijimin e kushteve që plazhet të jenë të pastra, të sigurta dhe në funksion të interesit publik.

Dy ditë më parë, ministri inspektoi vijën bregdetare të Vlorës. Gjatë verifikimeve të kryera, Gonxhja paralajmëroi sanksione të rrepta ndaj subjekteve private që shkelin hapësirat e përcaktuara për plazhe publike.

Inspektimi u përqendrua specifikisht në zonën e Lungomares, ku u verifikuan parcelat e lira dhe plazhet publike. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë këtij procesi u konstatuan parregullsi nga ana e disa strukturave hoteliere dhe shërbimi.

2 Komente

  1. A
    Albi

    Vetem te mos futet ne det se e ngren vete 1 meter nivelin e detit.

    Përgjigjjuni
    1. A
      Ani

      Kalova disa dite ne plazhin e golemit,mbizoteronin plehrat ngado

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje