Ndahet nga jeta Ismail Ahmeti, një nga ikonat e energjetikës shqiptare

19 Qershor 2026, 07:50Sociale TEMA
Ndahet nga jeta Ismail Ahmeti, një nga ikonat e energjetikës shqiptare

Është ndarë nga jeta Ismail Ahmeti, një nga figurat e njohura të energjetikës shqiptare dhe një prej emrave të lidhur me ndërtimin e veprave të mëdha hidroenergjetike në vend.

Ahmeti ka shërbyer si drejtor i ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin Drin, ish-ministër i Ndërtimit, si dhe president i firmës TRISS. Për kontributin e tij në zhvillimin e energjetikës dhe infrastrukturës shqiptare, ai mbante titullin e lartë “Nderi i Kombit”.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej personaliteteve që kanë lënë gjurmë në historinë e inxhinierisë dhe ndërtimit në Shqipëri.

4 Komente

  1. B
    Beni

    Nuk eshte foto e Ismail Ahmetit kjo, keni ngaterruar personin. Megjitheate, Ismail Ahmeti u prehte ne paqe !

    Përgjigjjuni
    1. G
      Goni

      Personi qe keni nxjerre ne foto, eshte inxhinier Shaban Bitri. Pra nuk eshte foto e te ndjerit Ismail Ahmeti

      Përgjigjjuni
      1. S
        Shaban Bitri

        Gazeta tema verifikoni fotot perpara se ti vendosni ne artikull, personi qe keni nxjere ne foto quhet shaban bitri dhe nuk eshte the ismail ahmeti

        Përgjigjjuni
        1. R
          Respekt

          Me vjen keq. Ishte shume puntor dhe i afte Ngelen vetem gomeret. Ta kujtojme Ismailin

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje