Linja Tiranë-Toronto - Rama nga Rinasi: Objektivat e rradhës, fluturimi direkt me SHBA dhe portat digjitale

19 Qershor 2026, 16:44Sociale TEMA
Linja Tiranë-Toronto - Rama nga Rinasi: Objektivat e rradhës,

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Rinas në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë – Toronto. Një tjetër urë lidhëse mes Shqipërisë dhe Kanadasë, që afron më shumë qytetarët, bizneset dhe komunitetin shqiptar përtej Atlantikut.

Rama deklaroi se objektivi strategjik i qeverisë mbetet vendosja e një linje direkte ajrore mes Shqipërisë dhe SHBA, duke theksuar se tashmë është shënuar përparim në këtë drejtim.

Sipas tij, në vitin 2016 aeroporti regjistronte vetëm 22 mijë fluturime në vit, ndërsa më pak se një dekadë më vonë numri i pasagjerëve ka arritur në 13.7 milionë. Rama shtoi se parashikimet janë që në fund të kësaj dekade aeroporti të kalojë shifrën e 100 mijë fluturimeve në vit.

Rama bëri të ditur se do të vendosen porta digjitale, të cilat do t’u mundësojnë qytetarëve shqiptarë me pasaportë biometrike shqiptare të hyjnë në aeroport pa kontrollet tradicionale, duke e bërë procesin më të shpejtë dhe më të lehtë.

“Linja juaj do të jetë shumë e suksesshme. Objektivi ynë strategjik është që së shpejti të kemi linjën direkte me SHBA. Edhe në raport me këtë objektiv është bërë një përparim. Të dhënat e aeroportit të Tiranës janë të jashtëzakonshme. Mban vendin e parë në Europë për rritjen e numrit të pasagjerëve. Mjafton shifra e ndryshuar e 9 viteve, nga 2016-2025, për të kuptuar çfarë rritje marramendëse ka ndodhur me aeroportin e Tiranës.

Në vitin 2016, kur nisi një fazë e re në punën e përbashkët për transformimin e mëtejshëm të aeroportit, kishte vetëm 22 mijë fluturime në vit; më pak se 10 vite më vonë numri i pasagjerëve arriti në 13.7 milionë. Ne e parashikojmë të kalojë në mbi 100 mijë fluturime në fund të kësaj dekade.

Nuk është vetëm rritja e numrit të pasagjerëve, por edhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit. Është një ndër aeroportet e para që ka hedhur hapin e kalimit të digjitalizuar, ndërkohë që së shpejti po këtu ne do të hapim një kapitull të ri të transformimit digjital të aeroportit.

Kapitullin e portave digjitale, që do të jenë porta ku do të hyhet pa asnjë kontroll nëse je shqiptar dhe ke një pasaportë biometrike shqiptare. Për të gjithë pasagjerët shqiptarë që hyjnë në aeroportin e Rinasit, të jetë hyrje si në shtëpinë e tyre.”

7 Komente

  1. K
    Koceku nga pulli

    Po ja u Ben Flam Mingove futurism ne Canada ,gjynaf dhe ata se lehin gjithe naten per nje kocke patriotike ta Maine ne goje uff se harrova flamingot femra Kujdes piercing kur ulerisni se hushtojne Jo per gje po ju jeni te varfer!!!

    Përgjigjjuni
    1. O
      One

      Zoti km, na thuaj me ate Air-Albania cfar u be? Ku shkoi krenaria e Shqiperis. A e dini zoti kryeminister, meqe e keni promovuar fort Air-Albania, krenarin e Shqiperis, qe doli kompani mashtruese dhe vjedhese e shqiptareve. A e dini zoti kryeminister se Air-Albania nga vera e 2025, vinte data fiktive fluturimesh vetem per te vjedhur leket e shqiptareve. A e dini zoti kryeminister qe perseri keta, pasi u vidhnin leket shqiptareve, u dergonin mail qe flurutimi eshte anulluar dhe pastaj fiknin telofonin ose vazhdonin genjeshtrat. Sigurisht qe e di, se e tha trigri jot Arben Ahmetaj , ai qe e kishe dor te djatht dhe e promovoje fort. Nuk e besova, po ja qe doli e vertet. Ne kulmin e suksesit, tigri jot tha, Air-Albania eshte pastrim parash korrupsioni dhe droge me ne krye ty zoteri. Nuk e besova se ateher dukej sikur ishte vertet e suskesshme. Po ja qe perfundoi si Belair i Bashes. Po ai te pakten u rimbursonte biletat, kurse Air Albania jote vetem vodhi nga vera e 2025. Keshtu qe mos na hap barkun me keto promovimet e tua.

        1. S
          Saliberishatropojani.com

          Me Fishtën, Nolin apo Lasgushin do bëhen fluturimet. Nga iku, nga fluturoi Air Albania? E kini parë gjëëëëë.

          Përgjigjjuni
          1. N
            Nastradini

            O debili i Lindes me kapele, po si mund te quash sukses te qeverise vendosja e nje linje ajrore mor kokra e debilit?

            Përgjigjjuni
            1. L
              Lubi Malltezi

              Me aeroportin e Vlores cfare do besh? I dhe mundesine spiunit rus Pacolli te sabotonte projektin me strategjik per vendin.C'fare do besh tani? Do ta lesh te qelbet si gropa e Hajdin Sejdise ne mes te Tiranes?

              Përgjigjjuni
              1. M
                Mergimtari U S A

                Bravo per linjen Tirane _Kanada urime . Mire nga Vlor -Amerike nuk filloj kete behar , dihet arsyja pengese nga dy Koqevare qe kane mare per siper kete pune , na the qe ne Maj ose qershor 2026 fillon linja Tirane -New York , do iki ky behar , a do behet per 2027 , nuk po na thua gjē ?

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje