Galeria Kombëtare e Kosovës njofton se më 9 korrik do të rihapë dyert për publikun!

19 Qershor 2026, 17:58Kulturë TEMA
Galeria Kombëtare e Kosovës njofton se më 9 korrik do të

Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se më 9 korrik do të rihapë dyert për publikun, pas përfundimit të projektit më të madh të rinovimit dhe zgjerimit në historinë e institucionit.

Sipas njoftimit, projekti ka përfshirë rikonfigurimin e plotë të hapësirave ekspozuese, si dhe shtimin e 400 metrave katrorë të rinj, të dedikuar për kujdesin, ruajtjen dhe konservimin afatgjatë të koleksionit dhe arkivave të Galerisë.

Rihapja do të shënohet me ekspozitën grupore “Jo gjithë njerëzit ekzistojnë në të Tashmen e njëjtë”, të kuruar nga Hana Halilaj. Ekspozita sjell në dialog vepra nga koleksioni i përhershëm i Galerisë me praktika artistike bashkëkohore, duke trajtuar tema si identiteti, kujtesa dhe përkatësia.

Nga Galeria Kombëtare e Kosovës është bërë e ditur se detaje të tjera, përfshirë listën e artistëve pjesëmarrës, do të publikohen në ditët në vijim.

A.K./TemA

Lini një Përgjigje