Historia e Erion Veliajt është kthyer në histori qyfyresh. Të dyja gjyqet janë fiks si ato zënkat fëminore, ku Mimoza nuk i flet shoqeve se ato i lëpijnë bukën me gjalpë. Është një gallatë e cila më shumë se seriozitet meriton që nga mëngjesi deri në darkë të ndërtosh një gallatë për qindra reels-a dhe t’i shpërndash në rrjet.
Unë i kam ndjekur prej kohësh gjyqet e Erion Veliajt, me shumë kujdes edhe pse në këtë tollovi të madhe mediatike të kryqëzimeve, të merresh me zbërthimin e akuzave të SPAK-ut, ngjan si ato tregimet e hershme të pushtetit të Kishës, ku nëse diskuton postulatet fetare shkon dhe kryqëzohesh.
Gjyqet e Veliajt janë fiks si historia e vjetër e shtrigave të Salemit. Krejtësisht me dy standarde. Nuk ka të mesme, o duhet të pranosh një Veliaj të akuzuar për korrupsion që nuk ka asnjë të drejtë, ose do duhet të jesh mbrojtës i korrupsionit etj. etj.
Megjithatë kjo etje e rrjetit do të bjerë herët a vonë. Ky kaos mishmashesh do të nxjerrë në dritë dhe do të qartësojë se kjo çështje ka dy plane, kemi Erion Veliajn të akuzuar, kemi dhe një Erion Veliaj që kërkon të mbrohet. Edhe mbi të gjitha ka dy plane shumë të rëndësishme, që i japin dhe karakterin se gjyqet kanë të dhëna të qarta politike, atë që Erion Veliaj është një i akuzuar në prezumim pafajësie dhe që është Kryebashkiaku në detyrë i Tiranës.
Në këtë kontekst kjo jep një sinjal për të ngritur pikëpyetje të thella rreth procesit të tij. Do të ishte një libër më vete ta shpjegoje gjithë arsyen reale, pse është bërë e gjitha kjo, po për këtë ka të drejtë vetëm Veliaj ndoshta ta tregojë.
Ajo që është e qartë në këtë histori, sipas meje, është se gallata ironike nis se kryebashkiaku është i paditur nga persona anonimë, të cilët kanë lënë një gjurmë. Kanë lënë atë firmën e famshme të depozitimit, ku kaligrafia herët a vonë do dalë, edhe pse unë besoj personalisht se pas gjithë grupazhit që montoi këtë gjyq, dora që e depozitoi patjetër që është vetë një personazh brenda SPAK-ut, sepse vetëm në këtë kontekst gjurma mund të fshihet në mjegull.
Le të kthehemi te dita e sotme. KLP-ja refuzoi të merrte pjesë në seancën e Gjyqit Administrativ. Po si mundet që një institucion të mos mbajë përgjegjësi për atë që ka aprovuar, si mundet që një institucion të veprojë në mënyrë arrogante njëlloj si ato sjelljet e Sharon Stone te Basic Instinct që me demek, ne të injorojmë dhe i shmangemi këtij kurthi që gjoja do të na nxjerrësh keq, se ne kemi futur në SPAK një noter me pesa.
Po ti e ke futur ky është fakt. Ia ke dhënë timonin e makinës një karrocier.
Pra KLP-ja vërteton me këtë gjest se e ka personale me Veliajn. Një institucion përballë një subjekti që ka dhe një autoritet publik minimalisht për respekt burokratik do duhej të jepte një sqarim, ose qoftë edhe një pikëpamje. Fakti që nuk përballet jo vetëm që legjitimon atë që thotë Veliaj por nga ana tjetër i thotë atij indirekt se ne bëhemi dhe palë me Dadon duke u njëhësuar me akuzën.
Çfarë është në fakt gjyqi i Veliajt me Dadon te administrativja në thelbin e vet?
Është pikëpyetja e madhe se a mund të ndërtojë akuzë një prokuror i cili nuk plotëson kushtet e sistemit që përfaqëson.
Pra në këtë kuadër ajo çka bie në sy në këtë proces është impenjimi i palëve kundra Veliajt për të hequr çdo tentativë hapësire. Është fiks si ajo, nuk hyjmë në ndeshje se dimë që do hamë gola, kështu që më mirë e shfaqim ekipin si të një niveli tjetër për këtë përballje.
E gjitha është si psikoza e Kullës së Babelit, ku një mori kaotike, paaftësish, dëshirash, inatesh, përzierjesh është futur dhe përçuduar në këtë gjyq si fytyra më e keqe e këtij sistemi të krijuar.
I ngjan po aq dhe vetë fjalëve të Veliajt në gjyqin e tij, ku pikërisht ata që janë të pavotuar kanë lënë plehrat si mullar në Tiranë dhe i kanë ulur imazhin kryeqytetit, po ashtu dhe kjo pjesë e sistemit të drejtësisë që u fut si pasojë e hileve që i bën ligjit, mbiu aty si mullari i plehrave të drejtësisë, e tani për të mbrojtur krushqinë askush nuk do dalë të thotë nga palët se këtu na doli nusja shterpë.
Ja shkerdhefsha kurven sa shume kane ngrene nga bashkia e Veliajt...Lloj lloj halldupi eshte aktivizuar per te shpetuar kete butak, kete pocaqi qe i blinte gruas breke me dantella. Nga shkurtabiqet Yzeiri, Paja, e gjithe ata qe e kane ngjyer gishtin tek paraja publike.
Ti ja ble akoma brek korce me sa duket, pa dantella. Hajde loqe hajde
Mos harro edhe Meron , ndoshta nga te vetmit qe dite nate i qan zemra per Lalin.......a thua e ben kete i djegur nga deshira per drejtesi .......apo ngaqe iu keputen fijet e perfitimit nga bashkia e Lalit ???!!!!
sunitet jan tu bo shtet..... gezuar ramazonin
Me kete gjyq tek administrativja,mendoj se Veliaj ka te drejte,pra Olsi Dado nuk ploteson kushtet "kushtetuese" per pozicionin qe ka.Por,ah kjo por,ne ceshtjen Veliaj etj ne Spak bashke prokuror eshte edhe A.Dumani,ndaj duhet te mbrohet me fakte dhe jo me faktin e Dados.Mbrojtja per cdo paragraf do tregoje ,"virgjerine " e Veliajt,ndersa mbrojtja me procedure e mbron nga ndeshkimi dhe jo nga "infeksioni pushtetit".
Drejtesia eshte themel I shtetit e s'duhej lejuar te arrinte kete degradim te neveritur. Tani e keqja ka marre ne qafe njerez te pafajshem, nderkoihe qe krimineleve me te medhenj te vendit, nuk u ka hyre gjemb ne kembe. Kjo s'mund te kalohet kaq lehte.
KLP ja eshte krijuar si organ ne vitin 2018 ndersa Dado eshte emeruar Prokuror ne vitin 2008 pra 10 vjet para krijimit te KLP se o gazetar gomar
O Dado, po ç'rëndësi ka. Je emëruar jashtë rregullave; kjo kërkohet prej gjykatës.
Drejtesia e Rames po vret Shqiperine me shume se ajo e plepave te Saliut. Ata te Saliut te rrjepnin xhepat, keta hajdutet e Rames te rrjepin lekuren.