Europa që predikon dhe Europa që hesht

19 Qershor 2026, 17:00Blog Bjorn Runa

Protesta po hyn tashmë në ditën e saj të njëzetë, pikë në të cilën mençuria konvencionale e medias dhe rrjeteve sociale do duhej të qe materializuar. Siç u tha pa reshtur gjatë javës së parë, një protestë pa udhëheqës dhe pa mbështetjen e një makinerie partiake, është e destinuar që për shkak të lodhjes dhe konfuzionit, të shpërbëhet. Por e kundërta duket se ka nodhur. Mungesa e hierarkisë ka shërbyer si mburojë kryesore që ajo të mos shantazhohet dhe mos të përthithet nga lojtarët e vjetër të politikës. Me gjithë humbjen e herë pas hershme të entuziazmit, lëvizja duket se vazhdon t’i ruajë numrat dhe në disa raste ka treguar se është në gjendje t’i rrisë ato.

Natyrisht, qeveria do të parapëlqente një kundërshtar më familjar, që mund të sulmohet derisa çështja fillestare të sfumohet plotësisht. Megjithatë, protesta aktuale ka qenë e vështirë për t’u kontrolluar edhe ngaqë kërkesat e saj bazë kanë qenë deri tani minimaliste. Me përjashtim të asaj për dorëheqjen e kryeministrit, ajo çfarë është kërkuar në mënyrë jodirekte, është që shteti të respektojë ato standarte që pretendon se i ka dhe ditët e fundit, që Europa t’i përmbahet seriozisht vlerave që pretendon se ka.

Prej më shumë se tridhjetë vitesh, Bashkimi Europian ka mbajtur në vende si yni gjithnjë leksione rreth vlerave europiane. Kërkesat janë thuajse gjithmonë të njëjta dhe shtrihen nga nevoja për sundim të ligjit, tek transparenca, lufta ndaj korrupsionit dhe mbrojtja e mjedisit. Por shija e hidhur e këtyre “leksioneve” është se korrupsionin e kanë parë si një lloj defekti lokal të trashëgueshëm, pa folur kurrë qartë për paktin politik që e mban gjallë atë. Pra, Europa për shqiptarët ka qenë sa një horizont politik, që në vetvete ka shërbyer si mjet disiplinimi në duart e klasës politike për të justifikuar gjithçka në emër të “modernizimit”, po aq edhe si mision qytetërues. Të gjithë e njohim sloganin “Europa është ajo që do na shpëtojë nga vetja”.

Por ç’ndodh në momentin kur qytetarët dalin në rrugë për të kërkuar pikërisht ato gjëra që Europa ka kërkuar nga ne dhe që ka premtuar se do të na i mësojë? Befas, “Europa e vlerave” duket se e humbet zërin.

Reagimi ambig deri në atë pikë sa nuk di a mund të quhet reagim, e shfaqi në mënyrë thuajse të përsosur këtë kontradiktë. Nga deklarata e Komisioneres Marta Kos, që praktikisht la të kuptohej se BE-ja mjaftohej me garancitë e dhëna nga qeveria shqiptare (ndërkohë që njerëzit prej tri javësh janë në rrugë sepse nuk iu besojnë më garancive të qeverisë), tek miratimi nga PE i një amendamenti të ‘zbutur’ për zonat e mbrojtura, lënë të kuptohet se Europa i njeh simptomat e sëmundjes ballkanase të korrupsionit, por refuzon të flasë konkretisht për shkaqet e saj.

Për ta kuptuar më mire këtë, le ta zgjerojmë paksa fushëpamjen, duke u larguar për një çast nga protesta jonë dhe të shohim atë të Serbisë një vit më pare. Ngjashmëritë janë të mëdha, për të mos then identike. Jo vetëm për faktin se një ngjarje lokale shkaktoi një reagim kombëtar, por edhe për vetë kërkesat e protestës dhe mbi të gjitha për mënyrën se si BE-ja reagoi edhe atje, ku praktikisht kërkoi që institucionet të funksionojnë në interes të qytetarëve, por asnjë fjalë për vetë protestat deri atëherë paqësore. Kjo, ndoshta për shkak të frikës së humbjes të një vendi aspirant, që një sy e mban vazhdimisht nga Moska, por edhe sepse sapo qe dakordësuar një marrëveshje për eksportimin e litiumit nga Serbia drejt vendeve të BE-së, për të mbajtur gjallë tranzicionin e gjelbër të Europës. E njëjta nuk ndodhi në Gjeorgji. Kur qeveria e këtij shteti vendosi të ngrinte procesin e integrimit europian dhe qytetarët shpërthyen në protesta të dhunshme, Europa e gjeti zërin e vet dhe foli qartë duke u solidarizuar me protestuesit në rrugë. Në Gjeorgji qytetarët u pane si aleatë të natyrshëm të saj, ndërsa në Serbi u shpërfillën.

Pra, mes shumë gjërave që protestat aktuale na kanë zbuluar këto ditë, është edhe hierarkia e vlerave me të cilat Europa operon, veçanërisht jashtë kufijve të saj. Vlera që shfaqen si mjete të forta disiplinimi ndaj qeverive që tentojnë t’i largohen asaj, por që zbuten kur vetë qytetarët kërkojnë t’i përdorin në përballjen e tyre me qeveri, të cilat Europa i konsideron ende të dobishme.

Në 1990-ën, shqiptarët dolën në rrugë me parullën “E duam Shqipërinë si gjithë Europa.” Kjo qe thirrja e tyre drejt lirisë që e shihnin të mishëruar tek Europa dhe Perëndimi. Tri dekada më pas, një tjetër brez ka dalë në rrugë dhe slogani i tyre nuk është më lutje për t’u bërë si Europa, por një pyetje drejtuar kësaj të fundit, “Europe can you hear us?” (Europë a na dëgjon?)

Përgjigjia, të paktën për momentin, është e qartë. Me sa duket, e ka të pamundur ose më keq, na dëgjon por nuk i pëlqen ajo çfarë dëgjon sepse këtë herë, Ballkani “i prapambetur” flet “europianisht.”

6 Komente

  1. E
    Eh cna gjeti!

    Ik mo VK.

    Përgjigjjuni
    1. I
      Illi

      Europa nuk perton te te mesoje dhe fshikulloje, kur shikon gjera qe nuk do ti donte (Edhe Froni kesaj burie i binte: c'ti bejme Europës, qe e do fort Ramen, se e dinin protestuesit si ja rregullonin qefin atij). Nuk besoj se autori do te na tregoje qe Europa eshte hipokrite sipas motos se deridjeshme "te tjera ben, te tjera thua". Po ashtu krahasimi me protestat ne Serbi ne rastin me te mire mund te cilesohen si naivitet?! Prandaj do te ishte mire, qe protesta te sherbente per permiresimin e qeverisjes dhe biem dakort qe ka mjaft gjera per ti bere me mire. Nga ana tjeter, po aq e rendesishme do te ishte, qe protesta te mos instrumentalizohej nga asnje force e brëndshme apo e jashtme, qe nuk vjen dot ne pushtet me vote te lire apo qe nuk ka interes per investimet te medha ne Shqiperi

      Përgjigjjuni
      1. K
        Kastriot

        Problemi eshte serioziteti. Me ke do te bisedoje evropa? Me te gjithe demonstrusit,po me te tjeret si i behet?. Tani ti zoti haxhiqamil si mendon,turma ska program qe te diskutohet. Ata te vine te perfaqsojne dhe opozitat,dhe türmen dhe qeverine. Problemi eshte se ti Kur thua evropa nuk di se kujt i drejtohen. M Kos eshte qeveria. U ankove,ata i bene vrejtje qeverise,Cfar do me. Per perkrahjen e protestave ata nuk organizojne dhe nuk bejne Strukturen e Protestes. Ata nuk po ju denojne. Organizojuni kaq thjesht. Dilni ne zgjedhje fitoni drejtoni. Cfaj ka evropa se ne votojme njeriun e piramidave,te grushtit te shtetit,te shkaterrimit te vendit etj,ta beri nongrates dhe ty ste del zeri. Lere evropen ajo te tregon dhe nuk mund te vije per cdo kalama tekanjoz si puna juaj qe ankohet se ai tjetri luan me mire.llafazane te pa after.

        Përgjigjjuni
        1. K
          Kastriot

          Problemi eshte serioziteti. Me ke do te bisedoje evropa? Me te gjithe demonstrusit,po me te tjeret si i behet?. Tani ti zoti haxhiqamil si mendon,turma ska program qe te diskutohet. Ata te vine te perfaqsojne dhe opozitat,dhe türmen dhe qeverine. Problemi eshte se ti Kur thua evropa nuk di se kujt i drejtohen. M Kos eshte qeveria. U ankove,ata i bene vrejtje qeverise,Cfar do me. Per perkrahjen e protestave ata nuk organizojne dhe nuk bejne Strukturen e Protestes. Ata nuk po ju denojne. Organizojuni kaq thjesht. Dilni ne zgjedhje fitoni drejtoni. Cfaj ka evropa se ne votojme njeriun e piramidave,te grushtit te shtetit,te shkaterrimit te vendit etj,ta beri nongrates dhe ty ste del zeri. Lere evropen ajo te tregon dhe nuk mund te vije per cdo kalama tekanjoz si puna juaj qe ankohet se ai tjetri luan me mire.llafazane te pa after.

          Përgjigjjuni
          1. K
            Klimax

            Në shkollë nxënësit shkojnë për të mësuar dhe këtë detyrë e kryejnë mësuesit. Shpjegimi pedagogjik nga ana e tyre u jep mundësi nxënësve t'ua bëjnë më të kuptueshme temat e leksionit të ditës që të jenë të gatshëm që në provimin e radhës të marrë një notë pozitive. E njëjta gjë janë edhe marëdhëniet e BE-së me qeverinë shqiptare. Brukseli nuk rrëzon dhe zgjedh qeveritë shqiptare, atë e vendosin shqiptarët me votën e tyre, por Brukseli për një vend kandidat si Shqipëria e ka për detyrë të kontrollojnë, udhëzojnë dhe të bëjnë vërejtje, sigurisht me diplomaci, që gjithçka të bëhet sipas ligjshmërisë evropiane. Paçka komplimentet pozitive për ecurinë e Shqipërisë, dyert e Europës do të hapen vetëm kur qeveria shqiptare do të realizojë të gjitha detyrat e saj, ndryshe nuk mund të futet në Europë as nga oxhaku, as duke e kërcënuar atë si antishqiptarë apo Europa kurvë!

            Përgjigjjuni
            1. J
              Jon

              Po ik o bole se jà Ke fut kot.....

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje