VIDEO/ Momenti kur 27-vjeçari që i vuri sëpatën në fyt taksistit dhe e grabiti, kapet i fshehur mes shkurreve

19 Qershor 2026, 18:14Kronika TEMA

VIDEO/ Momenti kur 27-vjeçari që i vuri sëpatën në

Trazhgim Maçi, një 27 vjeçar i arrestuar nga shërbimet e Komisariatit Nr.1 në Tiranë për grabitjen e një taksisti, rezulton se është hajdut serial. Ai ka grabitur pronarët e disa subjekteve me mjet prerës dhe drejtuesit e disa taksive, në Tiranë, Durrës e Fushë Krujë.

I riu kishte kërkuar shërbim taksi në zonën e Rinasit dhe i ka kërkuar shoferit ta çonte drejt Elbasanit. Mirëpo, sapo ka mbërritur në dalje të Tiranës,  Trazhgim Maçi i ka vënë sëpatën në fyt taksistit.

Njiftimi i Policise se Tiranes

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Taksimetri”.
Operacioni, nga Komisariati Nr. 1, në vijim të veprimeve të kryera në lidhje me kanosjen e djeshme, me mjet prerës, të drejtuesit të një taksie, nga pasagjeri, i cili i vodhi paratë dhe varësen.
Autori u kap dje, menjëherë pas krimit, i fshehur në territorin e fshatit Qeha.
Nga hetimet rezultoi se ai është autor edhe i 5 vjedhjeve me armë/dhunë, kryer gjatë muajit qershor, në Tiranë, Krujë dhe Durrës.
Sekuestrohen varësja e vjedhur dhe 1 celular.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, menjëherë pas njoftimit për një vjedhje në një taksi në lëvizje në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, ku pasagjeri kishte kanosur drejtuesin, me mjet prerës, dhe i kishte marrë një shumë parash dhe varësen që mbante në qafë, u mundësua ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit T. M., 27 vjeç, i cili u lokalizua në fshatin Qeha, në afërsi të zonës ku kishte kryer krimin.
Më tej, në kuadër të operacionit të koduar “Taksimetri”, u kryen hetime të thelluara, me objektiv dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi. Nga hetimet dyshohet se 27-vjeçari:
-më datë 05.06.2026, në tregun e Fushë Krujës, ka vjedhur një shumë eurosh, në portofolin e një shtetasi;
-më datë 10.06.2026, në një biznes në rrugën “Llazi Miho”, Tiranë, nëpërmjet kanosjes me mjet prerës, ka vjedhur një shumë parash dhe një varëse floriri;
-më datë 12.06.2026, nëpërmjet kanosjes me një send të ngjashëm me armë zjarri, ka vjedhur varësen e floririt që mbante pronari i një subjekti në rrugën “Skënder Kosturi”, Tiranë, dhe e ka goditur me grusht, këtë shtetas;
-më datë 15.06.2026, në fshatin Derven, Fushë Krujë, dyshohet se nëpërmjet kanosjes me mjet prerës, i ka vjedhur drejtuesit të një taksie, një shumë parash, 2celularë dhe 1 orë dore;
-më datë 17.06.2026, në fshatin Shënavlash, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur me dhunë, drejtuesit të një taksie, portofolin me para, si dhe celularin.
Hetimi vijon për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të shtetasit T. M., në fushën e vjedhjes së pronës/pasurisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

 

6 Komente

  1. b
    beri

    E kap policia e liron gjykata...

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sali hajduti ne Burg!

      e kan qelb Tironen keta taleban shpellash!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Sela

      Ky haleja duhet varur,se në burg do ushqehet me taksat tona

      Përgjigjjuni
      1. Çfare te thoshe

        Shqiptar trima fshehur ne vrima. Si ata pertej malit kur filloje lufta iken , kur mbaroje lufta dolen 65 mije UÇK.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Felenderoni Policet ...

          Duhet Falenderuar Policia si gjithmone ne kapjen eketyre mijve te wc kriminele.. Bravo Policia.... ju lumte djemeve Police te ndershem qe jane ne sherbim te secilit Qytatare dhe Fshatare dhe Femijve ne ndime..... Plehrat kujtojne se jane vitet e 90.... sote kudo en Bote te fshihen plehrat .... te gjithe si mijte e haleve ne Burg.....do te perfundojne.... vetem ceshtje kohe... Te zgjuarit Studiojne - Punojne - mbajne Familiet dhe Femijet e tyre ...

          Përgjigjjuni
          1. F
            Felenderoni Policet ...

            Duhet Falenderuar Policia si gjithmone ne kapjen eketyre mijve te wc kriminele.. Bravo Policia.... ju lumte djemeve Police te ndershem qe jane ne sherbim te secilit Qytatare dhe Fshatare dhe Femijve ne ndime..... Plehrat kujtojne se jane vitet e 90.... sote kudo en Bote te fshihen plehrat .... te gjithe si mijte e haleve ne Burg.....do te perfundojne.... vetem ceshtje kohe... Te zgjuarit Studiojne - Punojne - mbajne Familiet dhe Femijet e tyre ...

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje