“Protesta për Zvërnecin, politike” - Çakërri: Largimi i Koçekut? Duhet të linte mandatin, deputete e bëri PS

19 Qershor 2026, 14:35Politika TEMA
“Protesta për Zvërnecin, politike” - Çakërri:

Deputetja e PS, Briseida Çakërri thotë se protesta për Zvërnecin është politike dhe se qytetarët e Vlorës e duan investimin.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Çakërri u shpreh se protesta po zhvillohet në Tiranë dhe jo në Vlorë, aty ku do të realizohet projekti.

“Projekti është kryefjala kudo dhe arsyeja pse nisi protesta. Në Vlorë nuk ka protestë, qytetarët në Vlorë e duan këtë investim. Më duket pak e çuditshme që protesta ka në Tiranë, por në Vlorë jo. Këtu diçka nuk shkon. Këtu ka gjëra të tjera që nuk kanë lidhje me projektin. Projekti do bëhet, edhe pse ende nuk e kemi projektin në tavolinë. Besoj se kjo ishte një gjë e menduar, thirrjet janë politike për mazhorancën dhe opozitën. Janë futur partitë e vogla. Protesta është demokratike, qytetare. Pak ditë më parë, janë mbledhur turoperatorët në Vlorë, që i bënë thirrje protestuesve, pasi kanë pasur anulime rezervimesh. Patjetër që ka ndërhyrje, nuk mund të them emra. Aty ka dhe njerëz që janë qytetarë të thjeshtë, por ka edhe rryma të ndryshme që ndikojnë. Unë kam pikëpyetje e atyre që e organizojnë, pse nuk dalin, pse kërkojnë pushtet në tavolinë”, theksoi ajo.

Lidhur me largimin nga grupi i PS i deputetes Marjana Koçeku, Çakërri u shpreh se do ishte më e guximshme që ajo ta linte mandatin.

Kjo sipas Çakërrit, sepse Koçeku ishte në listë të mbyllur në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, dhe deputete e bëri sigla e PS.

Unë kam parë që ka rënie disi në numrin e njerëzve, ka ulje të pjesëmarrjes. Nëse nuk i vendosin kokë kësaj gjëje, nuk kanë për të arritur asgjë. Po bëjnë kërkesa nga më të ndryshmet. E ka humbur orientimin se ku po shkon kjo gjë. Nuk kam si të lexoj një veprim, kur një person që del në listat e mbyllura, nuk ke dale si indifid të marrësh vota me emrin tend, ke qenë në listë të sigurt. Nuk mund të dalësh i pavarur, nuk ka logjikë. Kur del nga lista e mbyllur, nuk ka logjikë fare. Nuk kemi dëgjuar asnjë pakënaqësi, çfarë ndodhi? Duhet ta thuash brenda grupit. Duhet ta japësh dorëheqjen para të gjithëve. Mendoj se do ishte më e guximshme nëse se do thoshte unë do e lë mandatin, sepse nuk është mandati im, por i PS”, nënvizoi Çakërri.

5 Komente

  1. N
    Newsline

    Nika n'burg Thano n'burg Kokaj n'burg Xhemalaj n'burg Kola n'burg Progni n'burg Jazexhi n'burg

    Përgjigjjuni
    1. N
      Na sqaroni

      Qe iku Mama Dhija nuk eshte problème , nje proverbe thote : Nuk prishet dasma per nje koker limoni..por dikush duhet te mbaje pergjegjesi , sidomos ai qe e promovoje dhe e vendosi, keshtu thate fare nuk duhet te dali... Ndersa per endacaket qe enden rrugeve te Tiranes duhet sherbimi informative shqiptar dhe kryeministri te na sqaroje ne nje konferce per shtyp. Kush jane organizatoret. Kush jane financuesit . Perse koqevaret vijne dhe destabilizojne vendin. Nese kryeministri mendone se do ta kaloje ne heshtje gabone , elektorati do sqarime. Kush i financoje 10 autobus. Çfare roli ka krahine kosoves dhe Kurtovitç. Grupet islamiste.

      Përgjigjjuni
      1. I
        Ish votues PS

        Fytyre e ndyre e PS kjo.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sass

          Pse mor te pjerdhesha voten qe ke dhene ti BQ partis socialiste

          Përgjigjjuni
        2. Z
          Zani i Maleve

          - Kërcënohet Ben Blushi, i thonë se do ia presin kokën https://insajderi.com/kercenohet-ben-blushi-thone-se-ia-presin-koken/ - Çfarë thoshte Blushi për Ramën disa vite më parë! Debati viral! Kush ka pasur të drejtë? https://www.youtube.com/watch?v=Dym5rbpNhFY - Blushi: Elvis Roshi më kërcënoi ja mesazhi / Debate në Kuvend https://www.youtube.com/watch?v=115-Z8-EVvU - Ben Blushi, Ramës: Po mbron llumin, Elvis Rroshi më kërcënoi, debati jashtë syrit të medias - Blushi-Klosit: Ti halabak, vartës i Dakos. Ministri: Nuk di ça flet https://www.youtube.com/watch?v=eIGl_T4PbVI - Ben Blushi: Parlamenti si paraburgim, plot kriminelë. Pse zgjedhësi shkon në burg dhe politikani jo? https://www.youtube.com/watch?v=6ZtRULkMeJA - Blushi fërshëllehet në Elbasan s'kam frikë të them të vërtetën https://www.youtube.com/watch?v=6ZtRULkMeJA

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje