Presidenti i Këshillit Europian, António Costa, në letrën e ftesës drejtuar liderëve të bllokut europian ka përmendur samitin e fundit BE-Ballkani Perëndimor të mbajtur në Tivat, duke theksuar se procesi i zgjerimit po hyn në një fazë të re dhe më dinamike. Sipas tij, ekziston një “moment i ri” dhe një “hov i ripërtërirë” në këtë proces. BE-ja mban këtë vjeshtë një diskutim strategjik për zgjerimin dhe reformat, gjë që pritet të konfirmohet në dokumentin përfundimtar të samitit të krerëve të unionit në Bruksel.
“Në dritën e vrullit të ri në procesin e zgjerimit dhe duke rikujtuar Deklaratën e Granadës, Këshilli Evropian do të zhvillojë në takimin e tetorit 2026 një diskutim strategjik mbi zgjerimin dhe reformat”, thuhet në draft-konkluzionet e takimit të udhëheqësve, të cilat i ka parë Radio Europa e Lirë.
Pritet që diskutimi i ardhshëm strategjik të përqendrohet në qasjen e re ndaj zgjerimit, e cila ende nuk është formalizuar, por tashmë përmendet në të paktën tri dokumente të publikuara gjatë javëve të fundit. Propozimin e parë e paraqiti kancelari gjerman Friedrich Merz në fund të majit, kur ua dorëzoi institucioneve evropiane të ashtuquajturin non-paper.
Në të, ai hodhi idenë që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin statusin e vëzhguesit në BE, ndërsa Ukraina të fitojë statusin e anëtares së asociuar pa të drejtë vote.
Merz e do Ukrainen qe te luftoje per Gjermanine, por BE nuk duhet ta pranoje kete. Italia, Spanja dhe Franca, por edhe Ballkani Perendimor, duhet lene menjane Merz-in e CDU dhe te fillojne bisedime me Rusine. Keshtu Gjermani do zgjohet, nese do zgjohet se ndryshe do sulmohet nga Rusia.
Tentativ sabotuese, duhet fishkēlluar kjo ide neonazi.Bllokimi pa fund, ku vuajm tē jemi si duhet dhe e shprehim butēsisht.Punimet e shpejta nē Mal tē zi nē qershor dhe ata tē tetorit tē arrdhshēm e bēn dhe mē tē ngadalt tē drejtēn e antarsimit tentues.Duhet hapur dera nga njē pesh e rēndë qē s'duhet vonuar pēr aktivitet lidhēs. Aq gjatē dhe e panevojdhme, me njē rrugētim dhe pērplashet e ashpra gjeopolitike.