Beqaj: Përgjegjësia politike nuk mund të kthehet në akuzë penale

20 Qershor 2026, 10:05Kronika TEMA
Beqaj: Përgjegjësia politike nuk mund të kthehet në

Në një reagim të shpërndarë nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka kundërshtuar akuzën e re ndaj tij për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” në dosjen e koncesionit të sterilizimit.

Beqaj thotë se pas gjashtë vitesh hetime ndaj tij nuk ka akuzë për korrupsion, as për shkelje të barazisë në tendera, ndërsa ngre pyetjen se çfarë konkretisht pretendohet se ka vjedhur. Ai argumenton se, si ministër, nuk ka qenë pjesë e hallkave të pranimit të shërbimit, faturimit apo ekzekutimit të pagesave, duke e cilësuar akuzën si përpjekje për të kthyer përgjegjësinë politike në përgjegjësi penale.

Deklarata e plotë:

Në cilësinë e avokatit të Z. Ilir Beqaj dhe me porosi të tij, më poshtë deklarata e tij publike:
________________________________________
Nuk mund të akuzohesh për vjedhje vetëm sepse ke qenë ministër.
Në procesin penal për koncesionin e menaxhimit të integruar të instrumentarit kirurgjikal, si minister i shendetesise, fillimisht jam hetuar për korrupsion pasiv, shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre.
Pas 6 viteve hetime, ndaj meje nuk ka akuzë për korrupsion pasiv. Pra, nuk pretendohet se kam kërkuar, marrë apo më është premtuar ndonjë përfitim.
Nuk ka akuzë për korrupsion aktiv dhe korrupsion pasiv për askënd tjetër.
Nuk ka as akuzë për shkelje të barazisë në tendera për askënd. Pra, nuk pretendohet se gara është zhvilluar në mënyrë penalisht të paligjshme. Për rrjedhoje kontrata është e ligjshme.
Pas gjithë kësaj, akuza ndaj meje është ndryshuar në “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.
Por këtu lind pyetja themelore: Çfarë kam vjedhur unë?
Askush, në cilësinë e ministrit, përfshirë mua, nuk është pjese e asnjë prej hallkave të zinxhirit administrativ te zbatimit të kontratave.
Unë, në cilësinë e ministrit:
Nuk kam pranuar shërbimin;
Nuk kam verifikuar realizimin e shërbimit;
Nuk kam pranuar faturë;
Nuk kam urdhëruar pagesë;
Nuk kam ekzekutuar pagese;
Nuk kam qenë administrator i drejtpërdrejtë i buxhetit të FSDKSH-së;
Nuk kam qenë ruajtës i parave të shtetit;
Nuk akuzohem se kam marrë ndonjë shumë të hollash nga arka e zyrës së financës së Ministrise;
Nuk kam akuzohem se kam marrë sende nga zyra e ministrit dhe i kam dërguar në shtëpi.
Pagesat janë kryer nga FSDKSH drejt koncesionarit mbi bazë kontrate, faturash, pranimi shërbimi dhe përmes Thesarit të Shtetit.
Nëse faturimi ka qenë i rregullt, atëherë kemi pagesë kontraktore, jo vjedhje.
Për shoqerine koncesionare nuk ka asnje akuzë penale. Për administratorin e shoqërisë konçesionare nuk ka asnje akuzë penale. Për personin që ka lëshuar faturat nuk ka asnje akuzë penale. Për personin/at që kanë pranuar shërbimin nuk ka asnje akuzë penale.
Si mund të jem unë autori i vjedhjes, kur nuk kam prekur asnjë hallkë të faturimit, pranimit të shërbimit, urdhërimit apo ekzekutimit të pagesës?
Nuk mund të merret një pagesë e rregullt kontraktore, e kryer me faturë dhe përmes Thesarit, dhe të quhet “vjedhje” vetëm sepse kam nënshkruar kontraten si ministër.
Përgjegjësia penale është personale.
Nuk dënohesh për perceptim publik.
Nuk dënohesh për funksionin që ke mbajtur.
Nuk dënohesh për titullin “ministër”.
Dënohesh vetëm nëse provohet veprimi apo mosveprimi yt konkret penal.
Në këtë rast, veprimi im konkret i vjedhjes nuk ekziston.
Nuk ka provë që kam marrë para.
Nuk ka provë që kam përfituar.
Nuk ka provë që kam urdhëruar pagesa.
Nuk ka provë që kam pranuar shërbime.
Nuk ka provë që kam pranuar fatura.
Nuk ka provë që kam marrë pjesë në ndonjë faturim të rremë.
Atëherë çfarë mbetet?
Mbetet vetëm një përpjekje për ta kthyer përgjegjësinë politike ose administrative të një ministri në akuzë për vjedhje.
Kjo nuk është drejtësi penale.
Në një shtet të së drejtës, akuza për vjedhje kërkon pakësim ose përvetësim të pasurisë së tjetrit pa pëlqim të vlefshëm të pronarit. Kërkon akt konkret. Kërkon dashje. Kërkon vlere konkrete. Kërkon përfitim të padrejtë.
Asnjë nga këto nuk provohet ndaj meje.
Prandaj akuza për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” është e pabazuar.
Kërkoj të mos akuzohem për vjedhje pa u treguar shuma e vjedhur.
Kërkoj të mos dënohem për një veprim që nuk e kam kryer.
Kërkoj të mos zëvendësohet prova me perceptim.
Kërkoj të mos zëvendësohet ligji me paragjykim.
Nesër do te komunikoj me ju pse akuza për vjedhje sipas Kodit Penal Shqiptar nuk plotëson parimet e ligjshmërisë.
Ilir Beqaj

2 Komente

  1. T
    Trapajane hesapi

    Ka ardhe Koha qe SPAK duhet te shkrihen si institucional I pavlefshem dhe I paafte.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vëzhguesi

      Në nenin 384 të Kodit të Procedurës Penal, pika ‘d’, thuhet qartë dhe pastër që për zyrtarët publik konsiderohet kryerje e një vepre penale edhe vetëm fakti që kjo vepër perceptohet e tillë nga shumica e publikut, edhe pse vepra penale në vetvete nuk është kryer asnjëherë. Ligjvënësi e ka konsideruar të tillë, sepse ka marrë për bazë që gjykimi popullor konsiderohet si vullnet i sovranit dhe kur sovrani percepton se dikush ka kryer një krim, ai duhet të dënohet.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje