VIDEO/ Tabaku: Paratë e pista kanë helmuar ekonominë shqiptare, po shkatërrojnë shtresën e mesme, bujqësinë dhe fasonerinë

20 Qershor 2026, 11:15Politika TEMA
VIDEO/ Tabaku: Paratë e pista kanë helmuar ekonominë shqiptare,

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka publikuar një video në rrjetet sociale ku analizon ndikimin që ekonomia informale dhe pastrimi i parave kanë pasur mbi ekonominë shqiptare.

Duke iu referuar goditjes së fundit të SPAK ndaj një skeme të dyshuar të pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit, Tabaku argumenton se ekonomia shqiptare është deformuar nga hyrja e parave të krimit të organizuar, duke krijuar pasoja të rënda për sektorët produktivë dhe për qytetarët e zakonshëm.

Sipas saj, tre janë pasojat kryesore të këtij modeli ekonomik: rritja e papërballueshme e çmimeve të banesave, kriza në bujqësi dhe goditja ndaj industrisë fason.

Tabaku thekson se sektori i ndërtimit në Tiranë është kthyer në një treg të paarritshëm për shtresën e mesme dhe të rinjtë, ndërsa çmimet e apartamenteve nuk kanë më asnjë lidhje me nivelin e të ardhurave në vend. Ajo argumenton se fluksi i parave informale ka deformuar tregun, duke e bërë strehimin një luks për shumicën e qytetarëve.

Deputetja demokrate ndalet gjithashtu tek bujqësia, duke e konsideruar atë një nga viktimat kryesore të zhvlerësimit të euros dhe mungesës së politikave mbështetëse. Sipas saj, sektori ka humbur konkurrueshmërinë në tregjet rajonale dhe europiane, duke dëmtuar qindra mijëra fermerë dhe duke i kushtuar ekonomisë shqiptare miliarda lekë në prodhim të humbur.

Një tjetër sektor i goditur, sipas Tabakut, është industria fason, e cila për vite me radhë ka qenë një nga eksportuesit më të mëdhenj dhe punëdhënësit kryesorë në vend. Ajo argumenton se zhvlerësimi i euros dhe deformimet e ekonomisë kanë sjellë mbylljen e dhjetëra bizneseve dhe humbjen e vendeve të punës.

Në përfundim, Tabaku lidh problemet ekonomike me protestat qytetare të javëve të fundit, duke argumentuar se pakënaqësia e qytetarëve buron nga një sistem që favorizon një pakicë të lidhur me pushtetin në kurriz të shumicës së shqiptarëve.

“Ky është sistemi që duhet të ndryshojmë. Është sistemi i pakicës që ka hequr garën nga ekonomia, ka dëmtuar prodhimin dhe ka marrë frymën e ekonomisë shqiptare për më shumë se një dekadë”, shprehet Tabaku në mesazhin e saj.

12 Komente

  1. T
    Tironci

    Ik mer kufome e shif pisllekun e parave qe ke blerë vila e apartamente.orrdinere qe ngele gam gam t'u shajt vendin tend

    Përgjigjjuni
    1. x
      xha Braho

      Dakort mos zonje, por po te mos ishin keto "paret e pista" nuk do te kishe shtrese te mesme fare. Vetem Disa pronare dhe gjithe te tjeret bujkrrober!

      Përgjigjjuni
      1. 1
        101

        Doli kjo picke krimbura te bej moral ....po moj bibe po token qe vodhe tek ish fusha e aviacinit bashke me vajzen e dajes IRANIANEN Silva TURDIU ku nderove 12 kulla. Moj Nafije me dybek i more. . !!!!!

        Përgjigjjuni
        1. 1
          101

          Doli kjo picke krimbura te bej moral ....po moj bibe po token qe vodhe tek ish fusha e aviacinit bashke me vajzen e dajes IRANIANEN Silva TURDIU ku nderove 12 kulla. Moj Nafije me dybek i more. . !!!!!

          Përgjigjjuni
          1. I
            Ik moj pisanjoze se ju me pisat e pisave

            Shiko baben e zenit moj haneme se po i jep amerikaneve nga ato paret e pista

            Përgjigjjuni
            1. K
              Kujdes

              Filloje nga vetja .....

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shikohuni më pasqyrë

                Mos e ke fjalën për paratë e kryetarit tënd ?

                Përgjigjjuni
                1. M
                  Media kurva

                  Tek llastiku i brekeve te kesaj shurre e ke varur gazeten o Mero? Po qe nuk mban breke kjo? Kete ke kumbare mes teje e saliut? Ike per lesh dhe ti!

                  Përgjigjjuni
                  1. H
                    Haku

                    E niset ju te djathtet kur ishit ne pushtet, ku shqiptaret mesuan te gjitha te zezat e botes dhe po bitiset nga kta qe jane sot... dhe sa kohe do te vazhdoje kjo gje se dijme. Me gjithe respektin per zonjen, ne keto gjera i dijme shume mire, se po e vuajm ne kurriz cdo dite. Por ju si force polotike vini e na tregoni gjithmone stastika sikur jeni institucion statistikor, dhe nuk vini me skema apo menyra dhe zgjidhje te ketyre ngerceve. Ndaj skeni cju duheni shqiptareve. Hajdeni me zgjidhje te problemeve me ndershmeri e pasterti dhe do shihni se si shqiptaret do ju mbeshtesin. Mjaft me statistika, kemi Zaloshnjen per kete gje.. Vk

                    Përgjigjjuni
                    1. N
                      Noci

                      Me para te pista u punuar edhe ne kohen tuaj qe vlonte kanabisi kudo.Me para te pista eshte ndertuar SHBA dhe te gjitha shtetet e reja ne bote,eshte ndertuar gjithe jugu i Italisë dhe vazhdon te ndertohet gjithe bota kudo.Ju jeni te ndershme,po kur ndertohet nje pallat ka qene zakoni te shitet ne themel apartamentet dhe ju kujtoni se ndertuesi do te pyeste si i ka parate,te pastra apo te nxjerra nga prapanica.Problemi eshte ne ndërtimin e kullave ku ju keni pjesën apo investimet e medha ku prokuroria ka detyre te kontrollohet burimin dhe kur eshte bankar,qe edhe ai mund te jete jo i paster,mbyllet syri se perndryshe ne nuk bejme asnje hap para.Ju mos beni te virgjerin

                      Përgjigjjuni
                      1. M
                        Mara emigrante ne Itali

                        Parate e pista jane parate e saliut dhe shkelzenit moj kuçeder dhe kete e vertetojne shume mire te gjith bizesmenet e lidhur me shkelzen berishen ., para te pista ke dhe ti si bamilje gjobvenese , trego si e bleve vilen ne Lalez .Yyyy kellir qe vjen era pocaqi

                        Përgjigjjuni
                        1. R
                          Rustemi

                          Luli pallonte mirë në bashki.

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje