Dëshmia e Veliajt: Tirana prej 500 ditësh drejtohet nga njerëz që nuk i ka votuar askush

19 Qershor 2026, 18:49Politika TEMA

Dëshmia e Veliajt: Tirana prej 500 ditësh drejtohet nga njerëz

Seanca e radhës në Gjykatën Administrative për padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado është shoqëruar me debate dhe akuza të forta. Gjatë fjalës së tij, kryebashkiaku i Tiranës kritikoi ashpër përfaqësuesen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe ngriti pretendime për mënyrën e emërimit të Ols Dados, ndërsa akuzoi se Tirana prej më shumë se 500 ditësh po administrohet nga persona që, sipas tij, nuk kanë marrë votën e qytetarëve.

“Po të isha në vendin tuaj, do të isha i shqetësuar që përfaqësuesja e KLP-së gënjeu hapur. Minimalisht, ju duhet t’u tërhiqni vëmendjen institucioneve shtetërore. Kemi arritur në ditën kur përfaqësuesja e një institucioni të lartë të drejtësisë gënjen hapur. Për diplomën me pesa të të akuzuarit, unë jam sot 500 ditë larguar nga detyra nga një noter me pesa. Nuk po flas më për veten time, sepse nuk kërkoj mëshirë nga askush. Pas 500 ditësh, Olsi Dado nuk denjon të vijë. Ju e dini që ai e ka marrë shkollën me pesa. Nuk ka asnjë dosje. Është qokë. Edhe Bamir Topi doli dhe tha hapur se bëhej fjalë për një qokë. Kush i pastron plehrat? Janë bërë mullar, aq sa shoh nga dritaret e autobusit. Kush i ndërton kopshtet? Sot Tirana po drejtohet nga njerëz që nuk i ka votuar askush. Ktheni solemnitetin e procesit. Ju jeni zoti i seancës. Si qenka KLGJ-ja? Atëherë, kot që jemi këtu. Nëse KLP thotë se kemi bërë prokuror noterin me pesa që shkatërroi jetën e një njeriu, kush e përfaqëson tani KLP-në? Askush nuk është mbi ligjin, por askush nuk duhet të mbetet pa mbrojtjen minimale që të jep ligji.”, u shpreh Veliaj./

5 Komente

  1. P
    Patronazhisteve cekic ballit

    Qytetaret e Tiranes deshirojne qe ty te shkerdhehen robt.

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dire Straits !!!!!

      Po , Tirana ka 500 dite qe drejtohet nga njerez qe nuk i ka votuar kush.....sepse ai qe populli e ka votuar per menaxhimin e parave publike , e shperdoroi voten dhe besimin e popullit...duke i perdorur keto leke per te kenaqur oreksin e gruas se vet...per "breke firmato".......keshtu qe vazhdo rri aty tek hoteli i Durresit......sepse edhe pemet qe ishin puna e vetme qe beje ne Tirane.....tani e tutje do ti mbjelle Palloshi sic e tha vete ne "ditelindjen e PS"...keshtu qe fli i qete !!!!

      Përgjigjjuni
      1. L
        Lit

        Me siguri tirana eshte me mire dhe me më pak korrupsion prej burgut te veliajt

        Përgjigjjuni
      2. L
        Luanikot

        Forca veliaj,shumica qe llogjikon dhe kupton esht me tu

        Përgjigjjuni
        1. E
          Euroooo

          Nje milion euro vetem blerje aksesoresh online, nuk e di por ky vend paska duruar shume

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje